Tërheqja e 30 për qind të mjeteve të Trustit po vazhdon të kërkohet nga partitë opozitare.
Kjo po shihet si metodë për të tejkaluar sadopak krizën ekonomike në Kosovë, derisa rritja e çmimeve po vazhdon.
E kundër kësaj nisme të opozitës është Qeveria, e cila nuk e sheh si zgjidhje të krizës këtë.
Si zgjidhje permanente tërheqjen e mjeteve të Trustit nuk e sheh as deputeti i Listës Guxo, Burim Meta.
“Qeveria po bën politika fiskale interesante, është duke bërë politika ekonomike për t’i ndihmuar qytetarët.
Duke pasur parasysh që 50 për qind e qytetarëve nuk mund të marrin më shumë se 50 euro ndërsa ata që kanë më shumë nuk i tërheqin hiç, po mendon që qeveria duhet të kujdeset që t’ua kursejë paratë atyre për pension. Nuk mendoj që është zgjidhje permanente”, është shprehur Meta.
Ndërsa, sa i përket pakos ndihmëse të Qeverisë me nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, studentët dhe pensionistët e mos daljen e parave për punëtorët e sektorit privat, ai thotë se qytetarët janë të kënaqur dhe se së shpejti do të dalin për të gjithë ata që kanë aplikuar e që janë të regjistruar si punëtorë.
“I marrin, secili punëtor që është i lajmëruar do t’i marrë paratë.
I kanë pritur me padurim qytetarët dhe me të vërtetë kanë qenë të kënaqur dhe kanë pritur se kur po ju dalin, shto kësaj edhe komponentën e studentëve, mendoj që është vendim i mirë i qeverisë, sado që të jetë ajo ndihmë, mendoj se ka zënë vend”, ka potencuar deputeti i Listës Guxo, Burim Meta.
Kujtojmë që deputeti Meta ka kërkuar që ambasadori Martin Berishaj të lirohet nga detyra, pas publikimit të skandalit.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…