Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Veprimet anti-kushtetuese, kryeministri Albin Kurti, dikur i quante si veprime të kriminelëve. Në rastin konkret kështu e quajti tash kryeministri, ish-liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ishte pikërisht viti 2015 kur ai po e kundërshtonte ashpër Qeverinë Mustafa, në një video Kurti dëgjohej duke iu referuar Mustafës me një gjuhë ofenduese e tejet të rëndë.
“Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel, nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, dëgjohet duke thënë Kurti.
Ndërkaq sot, pas 7 vitesh kur Kurti për herë të parë është ngjitur në pushtet, duket se po përballet me një problem të njejtë, dhe “kriminelja” del të jetë ministrja e tij, Arbërie Nagavci e cila drejton Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hidhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qëndron Kastrati.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…