Categories: Viral

Albin Kurti i tregoi botës kush është Serbia në CNN, të tjerët në televizone të Kosovës

Nga Viktor Buzhala-Ekziston një dallim thelbësor në mes të Albin Kurtit dhe ish kryeministrave tjerë të Kosovës. Ky di anglisht dhe është në gjendje të jetë si palë kredibile edhe në televizionet kryesore të botës. Ishte para disa javësh në Sky News, tash së fundmi në CNN. Aty ai qartë ia tregoi botës pozicionimin e Serbisë krah Rusisë, duke e diskredituar keq para miliona shikuesve.

Dikush mund të thotë që bota e di kush është Serbia. Jo, ju them me bindje të plotë që nuk e di.

Përkundrazi, bota përendimore si pasojë e raportimeve të zymta të bëra nga mediat e shumta ndërkombëtare, ka një përceptim shumë negativ për Kosovën.

Pjesa më e madhe e populatës përendimore e ka të konceptuar në kokën e vet që vendi ynë është i egër, në luftë të vazhdueshme dhe nuk guxojnë as të trupojnë këndejpari.

Mijëra nga ta, ata më të guximshmit normalisht, kur e kanë vizituar Kosovën kanë ndryshuar komplet bindje. E kanë pa që ne nuk jemi njerëz të egër, këtu jetohet dhe mund të ndihen të lirë të shkojnë nga një cep i vendit në tjetrin. Pikërisht për këtë arsyje ka nevojë që ne të jemi në mediat kryesore të botës, për të ndryshuar këtë perceptim.

Liderët tanë të deritashëm s’kishin si ta bënin këtë. U pat munduar Atifete Jahjaga për ZDF-në gjermane dhe që bërë prralla e Zotit. Të tjerët as nuk ia mësyenin pasi s’dinin anglisht dhe mediat e mëdha nuk intervistojnë me përkthyes nëse nuk është ndonjë gjendje e jashtëzakonshme. Ata edhe kush është Serbia u mundonin t’ia tregonin botës përmes televizioneve tona. Në verzionin më të mirë arrinin të dilnin tek Zeri i Amerikës. Kaq e kishin kaqikun.

Por, me dyshen Kurti&Osmani po ndryshohet kjo. Pardje Kryeministri në CNN, dje presidentja në mediat zvicrane u glorifikua. Kjo është rruga e vetme që vendi ynë të protretizohet nga një arenë lufte në një vend normal dhe të dashur për njerëzit. Është rruga e vetme gjithashtu që ndokush të vije dhe të investojë këtu.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago