Përmes rrjetit social Twitter, ekipi Bad News Eagles ka njoftuar për bashkëpunimin me emrin e njohur të CS:GO, James Banks, si menaxher i ekipit.
James Banks nga Mbretëria e Bashkuar, është një emër shumë i njohur kur vjen fjala te skena e eSports dhe CS:GO, pasi është pjesë e turneve të shumtë të CS:GO, si intervistues, analist apo edhe si komentator me raste.
Së fundmi, ai e ka përkrahur dhe ka shprehur pëlqim për ekipin shqiptar Bad News Eagles përmes postimevenë rrjetet sociale, por siç duket Banks është shprehur i gatshëm ta ndihmojë ekipin edhe më gjerë, duke marrë në dorë punën e menaxhimit të ekipit, të cilët ende nuk janë pjesë e ndonjë organizate, dhe pas kualifikimit në turneun më të madh të CS:GO, flitet se kanë marrë shumë oferta nga organizata të ndryshme.
Siç duket, Banks do ta ndihmojë ekipin shqiptar, pa ndonjë fitim personal siç edhe është shprehur në Twitter.
“Kam shumë dashuri dhe respekt për ekipin Bad News Eagles. Unë po vij për t’i ndihmuar me strukturën plus gjetjen e organizatës së duhur për t’i mbështetur. Unë dua që ata të fokusohen në lojë dhe nuk do të marr asgjë nga ekipi për punën time. Le të shohim shqiponjat të fluturojnë”, ka shkruar ai.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…