Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të diskutuar një mori pikash të ditës, por jo edhe për Projektligjin për Trustin që u mundëson qytetarëve të tërheqin 30 % të kursimeve pensionale.
Inicuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu akuzoi deputetin e VV-së, Armend Mujën për bllokim të saj.
“Çështja ka ngecur në Komisionin për Buxhet dhe Financa që nga data 27 prill. Armend Muja e ka penguar nuk po e procedon tutje”, theksoi Haxhiu.
Sidoqoftë deputeti Haxhiu deklaroi se Projektligji për Trustin do të shkojë para deputetëve për votim më së largu me datën 25 maj.
Që projektligji të marrë dritën jeshile duhen 31 vota për, por që në votim duhet të marrin pjesë me doemos 61 deputetë.
Haxhiu beson se i ka votat.
“Projektligji për Trustin duhet të trajtohet në Kuvend deri me datën 25 maj. Procedura parlamentare parashesh që një projektligj duhet të lexohet në lexim të parë jo më larg se 28 ditë. Dita e 28-të i bjen jo më larg se 25 maji. Besoj që deputetët do të jenë në plotni me kërkesën e qytetarëve, pra të votojnë pro. Duke e ditë që ky projektligj do të votohet në Kuvend, një pjesë e mazhorancës po e bojkotojnë”, u shpreh Haxhiu për “Front Online”..
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…