Viral

Berisha: Kurtin nuk e duan amerikanët sepse flet si fukara e vepron si hajn

Shkruan: Kimete Berisha,Modern primitivizëm!

Vjosa Osmani e ka rrezikuar postin e Presidentes për t’u dukur bukur.A po ju kujtohet që ju kam thënë se është shumë me rëndësi të dukesh bukur!

Pse gratë e politikës e fshehin seksin me tesha, pse duhet ta fshehin çdo pjesë të trupit që mund ta hutojë njerëzimin.
Ti nuk ke faj që je seksi!

Unë e përkrah angazhimin e saj që si ‘në të tretën e ditës’ i ndërron fustanet: para, gjatë dhe pas takimeve zyrtare.

Burri i saj, paraprakisht është angazhuar t’i spiunojë ngjyrat e setrave të politikaneve amerikane, me të cilat takohet gruaja e tij, në mënyrë që Osmani t’i kombinojë ngjyrat e setrave me to – e ato të thonë: O my God – çfarë koincidence pembe.

Pse mos m’i fry’ edhe buzët – mendoj unë. Përkrahjen e gazetarit E.Bollero-s e ka.

Albin Kurtin nuk e duan amerikanët për shumë arsye:Sepse flet si fukara, vepron si hajn.Është marksiist – sillet si muslim.Mëkaton:i shfrytëzon budallenjtë.Për shembull: amerikanët e dinë se në Kosovë po ndodh eksodi, shqiptarët po varfërohen, po ikin nga papunësia, bizneset po mbyllen – kurse Albin Kurti bën propagandë.Janë punësuar 25 shqiptarë – tha.

Ti mund t’i gënjesh shqiptarët, se janë dembelë, përtojnë ta lypin listën me emrat e të punësuarve fantomë, por amerikanët nuk mund t’i gënjesh sepse ata nuk përtojnë – e lypin Listën.

Amerikanëve u vjen mërzi pse ky iniston të jetë dogmat.
Edhe patetik.
Edhe Pozant.

Sidomos epigon.

I marrë është: kur i këshillon amerikanët.
Budalla është: kur i refuzon këshillat e amerikanëve.

E kam pasur një kolege amerikane.Në zyren ku punoja, ishte vendosur edhe një serbe. Ishte koha kur punonim për ‘standardet para statusit’.
Serbja sillej korrekt, por meqenëse e kishte një fëmijë që e kishte pagëzuar ‘Sllobodan’, ajo me shkronja kapitale e shkroi emrin Sllobodan në letër dhe e ngjiti në mur, para hundëve.

Si kundërpërgjigje, të nesërmen e bleva një flamur kuq e zi dhe e vendosa në tavolinën time.
Një ditë, amerikanja, më pa hundë e buzë bashkë dhe më pyeti:
Pse?

Shikova kah muri i zyrës ku shkruante ‘Sllobodan’. Unë e merrja për shoqe që më kupton, kur ajo shkurt më tha:
‘E vetmja mundësi e jotja është ta lësh punën’.

Normal që nuk e lash, përkundrazi, i graha punës bile mora komplimente internacionale.

Sapo shkoi serbja – e hoqa flamurin kuq e zi nga tavolina.

Ministra e jashtme e Kosovës ka nënshkruar një memorandum me ministrin e jashtëm të Izraelit për të xhiruar filma.Filmi i parë do të jetë ‘Ah Izraelitët – ky popull i zgjedhur’.Filmi i dytë ‘Palestina jonë’.
Filmi i tretë ‘Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë.Dyshohet se gruaja e Ilaz Kodrës u largua nga puna veç pse e ka emrin Kimete.Kuvendi i Shqipërisë nuk është i pajtimit se Serbia ka kryer gjenocid në Srebrenicë.Edi Rama (me kryetaren e Kuvendit – një serbofile e njohur për publikun),e përkrahin vrasjen masive të boshnjakëve – për hir të Aleksandër Vuçiqit.

E ka puthur Aleksandri në buzë a?
A kaq shumë e dashuron Aleksandër Vuçiqin sa për hir të tij Edi Rama e mohon gjenocidin në Srebrenicë….

Shqiptari nuk e do viktimën të gjallë – lëre më të vdekur.
Prandaj, shqiptarët nuk bëhen rehat kurrë.

Se nëse është i dashurur në Vuçiqin e kuptoj, dashuri është kjo – ti merr mendt – s’të pyet. Cili njeri me mend kry dashurohet!

Unë e kam një lule në saksi.Sa herë hidhërohem me personin që ma ka dhuruar – nuk e vadis.Kur i kam punët mirë me dhuruesin e lules – përveç që e vadis, edhe i flas.Thonë urrejtja, ama dashuria e parealizuar të bën agresiv.

Për shembull nëse e do dikë nga Peja, e do krejt Pejën – nëse ia merr inat personit në fjalë – ia merr krejt qytetit.
Urrejtja është me shumicë – tepron.
A po kupton?

Një milic u prek në sedër pse Ramush Haradinaj, gjithmonë për festa po u shpërndan kafe capuchin. Një shok i klasës i ka treguar milicit se kafeja capuchin-o e mori emrin sipas majmunit bukurosh Capuchin.Chapuchin-ët i lajnë duart me shurrën e tyre dhe janë dembelë, po çka me bë tash!

Martin Berisha u pa i pabuzëqeshur – për herë të parë në karrierën e tij gilipteriane.
Ervehe Pajaziti nga Drenica e ka paditur babain për ndërhyrje në teshat e saj.
Babai për vete i preferon fustanat e gjatë, prandaj ka dhënë urdhër që vajza e tij të duket serioze, si djemtë qysh duken.
Vajza e ka refuzuar vendimin e të atit dhe ka kërkuar drejtësi estetike në polici.

Raportohet se karafili i basmës në fustan është venitur nga pikëllimi, anipse krejt familja e kanë vaditur me lot.

Vajza banon në Instagram, dhe është e dashuruar në Ronaldon.
Policia po ia heton garderobën, ndërsa për provë materiale i është sekuestruar fustani.

Vjehrra Hanume Dibra (me banim në Evropë) e ka mashtruar renë e saj, derisa e ka kthyer në Kosovë për pushime: askush, asnjë kriminel nuk e kaparamenduar se Zonja Hanume do t’ia shqyente resë pasaportën dhe do ta përzënte nga shtëpia.Vjehrra ishte e pakënaqur pse nusja nuk ka lindur fëmijë: boll e kam pritur – tha, 7 vite.

Makroni, me nadje, e ka lexuar këtë lajm nga Kosova. Dikush mendon se Evropa nuk të bën evropian.

Gjykata e burrave të Malishevës e kanë dënuar një djalë për lidhje dashurore me një grua.Gruaja nuk është dënuar si pjesëmarrëse në dashuri, sepse sipas fshatarëve gruaja mashtrohet – duke e pasur parasysh ‘faktin me prejardhje shqiptare’ – se si ‘gruaja i ka mendt e lehta’ – ata thanë se ti si mashkull me mend n’krye, s’duhet të bëhesh me mend t’saj.

Në Odën ku u mbajt seanca dëgjimore, u shqyrtuan dhe u shoshitën të gjitha gojëdhënat, dyshimet, paranojat, vesveset dhe ëndrrat e burrit për tradhtinë e gruas së tij.Në epokën e Albulena Haxhiut u avancuan gjykatat paralele të Kanunit.

P.S. Jam untë (agjëroj 2 herë në muaj, për 48 orë, nuk ha asgjë (veç kafe dhe ujë), se edhe më i bukur do të ishte ky shkrim.

Prandaj, unë e kuptoj më së miri sakrificën që bën Presidentja për t’u dukur bukur.

(Mbaruam.
Ishalla bile jeni të kënaqur me neve).

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago