Viral

Buzhala: Urrejtja e Gërvallës ndaj kësaj pjese të UÇK-së është patologjike, pasioni për ta dënuar Thaçin është serb

Shkruan: Berat Buzhala / Nacionale--Po ta kishte vrarë dikush Dick Marty-in, ka mundësi që edhe vetë do ta kisha besuar që këtë e kanë bërë shqiptarët. Vrasja e tij do të kishte qenë akti i fundit i një skenari të Shërbimit Sekret Serb për ta njollosur përfundimisht UÇK-në. Kemi shpëtuar për pak, por as kjo nuk i mjafton Qeverisë dhe Presidencës që të flasin.

Në rastin e gjykimit kundër krerëve të UÇK-së çdo gjë është serbe, përveç ligjeve që janë të Kosovës. Iniciativa është ruso-serbe. Faktet janë serbe. Pasioni për hakmarrje është serb.

Këto ditë e kuptuam edhe aktin e fundit të kësaj drame, që fatbardhësisht nuk u realizua në praktikë, atë të vrasjes së senatorit zviceran, Dick Marty-it, të organizuar nga shërbimi sekret serb, në mënyrë që krimi t’i vishej atyre që ndodheshin në bankën e zezë. Dhe po të ndodhte kështu, ka mundësi që edhe unë do t’i besoja këtij tregimi. Do të ishte e pamundur që të dyshoje në këtë skenar. Edhe nëse nuk do të besoje, do të dilje idiot po të thoje “ndoshta e kanë vrarë serbët”. Ja që serbët e paskan pasë në plan për ta bërë një gjë të tillë.

Kurse Qeveria dhe Presidenca e Kosovës – heshtje varri. Çile guri gojën. Si është e mundur? Del vetë Dick Marty dhe thotë që në dhjetor të vitit 2020, policia zvicerane e ka vënë në mbrojtje të sigurisë së lartë, sepse ka indikacione që shërbimi sekret serb dëshironte ta vriste në mënyrë që pastaj të fajësoheshin krerët e UÇK-së, del shërbimi sekret serb dhe i çon letër shtetit zviceran duke u munduar të mbrohet, kurse Kurti, Osmani e Konjufca shkojnë në Koshare për ta mbrojtur UÇK-në, e cila sot do të duhej të mbrohej në Prishtinë, në Hagë, në Berlin, në Londër dhe në Washington. Por këta s’e flasin as një fjalë. As një për bè. Asnjë. Kurse mundësia kurrë nuk ka qënë më e mirë që të bërtasim e të themi: A JU KEMI THËNË?

Çfarë po presin? Që të kapej në flagrancë personalisht Aleksandër Vuçiq duke dashur ta vriste Marty-in? Apo që të publikohen audio dhe video përgjime të këtij skenari, sepse nuk po u mjaftojnë të dhënat e njërit prej shteteve më të konsoliduara në botë, në mos më i konsoliduari, siç është shteti zviceran. Kurti tek sot u përgjigj në një pyetje, kur doli në konferencë për media bashkë me ministrin e tij të Financave. Pra, nuk foli vetë, u përgjigj. Në anën tjetër, platforma e tij në Twitter, atje ku zhvillohet diplomacia digjitale, qëndron e heshtur. Postimet e tij të fundit kanë të bëjnë me një konferencë në Greqi, ku as atje nuk e ka folur as një fjali të vetme. Ndoshta mundësia ishte e madhe.

Po të kishte ndodhur e kundërta, po të kishte dalë Zvicra e të kishtë thënë që e kanë marrë Marty-in nën mbrojtje sepse jeta e tij po rrezikohej nga shqiptarët, Serbia ose në të njëjtën natë, ose më së largu të nesërmen, do të kishte kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, kurse të gjithë ambasadorët e saj do t’u kishin nisur letra shteteve dhe qeverive ku janë të akredituar.

Po ministrja jonë e Punëve të Jashtme? A u ka nisur ajo letra qeverive të botës, a ndoshta i ka nisur letër Tribunalit të Hagës. Nuk e ka sefte. Le të shpresojmë që nuk i ka nisur letër askujt, sepse do të dyshoja shumë në përmbajtjen e saj dhe kah do të anonte. Urrejtja e Gërvallës ndaj kësaj pjese të UÇK-së është patologjike dhe këtë ajo nuk e fsheh. Gërvalla dhe Osmani po të kishin mundësi krejt UÇK-në do ta koncentronin në çfarë ka ndodhur ato disa ditë në Betejën e Koshares. Jo pse njëmend janë të interesuara për atë betejë, por sepse përmes saj dëshirojnë të fshihen nga mosinteresimi që e kanë për një luftë dhe sakrificë të madhe dyvjeçare që kishte ndodhur në pjesë të tjera të Kosovës.

Ishte mjaft ironike propaganda që u bë javët e shkuara kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po i tregonte gjithë botës se dëshironte të shkonte në Hagë dhe t’i vizitonte në qeli. Pse donte t’i vizitonte, ishte pyetur. Që t’i pyeste ata nëse po u respektoheshin të drejtat, ishte përgjigjur. Mjaft ironike edhe kjo. Çfarë kishte pritur zonja Haxhiu? Që Thaçi e Veseli t’i thonë që ishin të uritur sepse nuk kishte bukë të mjaftueshme, apo që gardianët po i rrahin pas mesit të natës. Kurse nuk jam i sigurt se po të ishte kështu, do të thoshte ‘shumë mirë’ apo ‘shumë keq’. Aspak nuk jam i sigurt. Ndoshta publikisht do të thoshte ‘shumë keq’, kurse në seli të partisë dhe të qeverisë do të thoshte ‘shumë mirë’.

Se a po u respektohen të drejtat apo jo, Haxhiu, Kurti, Osmani, Konjufca dhe Gërvalla (po e fus edhe këtë të fundit meqë e do rendi), nuk kanë nevojë që të takohen personalisht me Hashim Thaçin, mjafton që t’i pyesin avokatët e tyre. Thaçi nuk është jurist, as Veseli, e as Krasniqi e Selimi. Ata janë të burgosur, kurse me profesione janë historianë dhe gjuhëtarë.

Mirëpo t’i pyesësh sot, ose të mendosh që të shkosh këtu e në Hagë për t’i pyetur për të drejtat e tyre, kjo është cinike. Mjafton t’i pyesësh “a jeni hala në Hagë, edhe pas një viti e kusur që jeni arrestuar?”. Nëse të përgjigjën pozitivisht, pra që janë ende në Hagë, atëherë nuk ka nevojë për asnjë kallauz tjetër, sepse fshati po shihet.

Mjafton vetëm që të merren parasysh praktikat e Tribunalit të Hagës, atij tjetrit, atij për ish Jugosllavi. Atje, u ishte mundësuar që të mbroheshin në liri pothuajse secilit të akuzuar, madje edhe atyre që më vonë janë dënuar me dekada burg. Ose, mjafton që t’i shohim edhe praktikat në Kosovë, ku janë të njëjtat ligje. Ose bre, mjafton që t’i shohim standardet ndërkombëtare. E drejta për t’u mbrojtur në liri është rregull, mbajtja në paraburgim është përjashtimi. Për krerët e UÇK-së po ndodh saktësisht e kundërta.

I gjithë stafi i Tribunalit Special është kthyer kundër krerëve të UÇK-së. Kundër Thaçit dhe të tjerëve janë gjyqtarët, janë prokurorët, është Ombudspersoni, dhoma e Gjykatës Kushtetuese. Ishte vetëm një gjyqtar, nëse nuk gaboj gjerman, që kohë më parë kishte mendim ndryshe nga kolegët e tij për mbrojtjen në liri të të akuzuarve. Tha që Gjykata duhet t’u tregojë avokatëve se çfarë kushtesh duhet të plotësojnë klientët e tyre në mënyrë që të mbrohen në liri, e jo që atyre për çdo gjë t’u thuhej jo. Ai gjyqtar tash është anashkaluar, kurse tallja me palën mbrojtëse po vazhdon. Të akuzuarit janë shndërruar në pengje, e jo në subjekte të drejtësisë që edhe më tutje e gëzojnë atë statusin e famshëm që “çdo kush është i pafajshëm deri sa të dëshmohet e kundërta”. Krerët e UÇK-së janë të fajshëm, sipas standardeve të këtij Tribunali, derisa ta provojnë pafajësinë e tyre.

Mirëpo, siç thuhet, nuk ekziston asnjë krim perfekt. Tentim vrasja e Dick Marty-it e dëshmoi këtë gjë. Në kushte normale, në një shtet të së drejtës, pas zbulimit të fakteve të reja se si një shërbim inteligjent i një shteti armik po përgatitej për ta vrarë njeriun e vet vetëm për ta njollosur edhe më tutje Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, procesi do të kthehej përmbys.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

3 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

3 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

3 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

3 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

3 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

3 months ago