SHBA-të kanë rritur ndjeshëm prezencën e tyre në Europë dhe rajonin tonë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Përveç dronëve që patrullojnë vazhdimisht në qiejt e shteteve pranë Ukrainës, SHBA-të kanë vënë tashmë në lëvizje edhe gjigantët B-52, të cilët janë të pozicionuar në bazën e tyre të Fairfordit në Britaninë e Madhe dhe herë pas here bëjnë patrullime në Europë.
Kësaj radhe, SHBA-të kanë nisur jo një, por dy bombardues strategjikë B-52 për në rajonin tonë. Mediat italiane raportojnë se dy bombarduesit u nisën nga Britania e Madhe në drejtim të Ballkanit.
Bombarduesit amerikan patrulluan gjatë në lindje të Mesdheut përballë bazës ruse të Tartusit.
Gjithçka ndodh teksa në zonë ndodhen tre anije ushtarake ruse, të cilat dolën nga baza për të balancuar prezencën e aeroplanmbajtëses amerikane “USS Ronald Reagan” si edhe ajo franceze “Charles de Gaulle”.
Po ashtu, raportohet se në zonë ndodhet edhe një nëndetëse ruse e klasit “Kilo”, e cila qendron në sipërfaqe.
Prezenca e një anijeje tjetër ruse që merret me riparimin e nëndetëseve në det bën ekspertët që të dyshojnë se ajo ka një defekt dhe një fakt i tillë përballë fuqisë së madhe të NATO-s që ndodhet në rajon përbën një rrezik të madh për rusët, të cilët po hasin humbje të mëdha në Ukrainë.
Pas misionit të tyre në Mesdhe, dy bombarduesit amerikanë janë rikthyer në Britaninë e Madhe duke fluturuar mbi detin Jon.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…