epa08248296 Minister of Foreign Affairs for Serbia Ivica Dacic attends a joint press conference with Chinese Foreign Minister Wang Yi (not pictured) following their meeting at Diaoyutai State Guesthouse in Beijing, China, 26 February 2020. EPA-EFE/ROMAN PILIPEY / POOL / POOL
Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, njëherit edhe kryetar i partisë së Sllobodan Millosheviqit, SPS, përveç debateve të ashpra me deputetët kosovarë, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka pasur një debat edhe me ambasadorin turk në këtë organizatë, i cili kishte bërë thirrje për pranim të Kosovës.
Daçiq, duke folur për mediat serbe lidhur me këtë temë, ka treguar se si e ka kritikuar ambasadorin turk në Këshill të Evropës, i cili gjatë fjalimit të tij kishte bërë thirrje për pranim të Kosovës në këtë organizatë.
Ai ka treguar se i ka thënë ambasadorit turk, se thirrja e tij për pranim të Kosovës në Këshill të Evropës ishte suIm ndaj integritetit të Serbisë.
“Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, pra si mund të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.
Unë thashë se nuk do të hynte kurrë në OKB. Veçanërisht reagova për fjalimin e ambasadorit turk, i cili u bëri thirrje të gjithëve që ta njohin Kosovën dhe të votojnë për pranim në Këshillin e Evropës.
I thashë se nuk kishte turp të bënte thirrje për shkatërrimin e integritetit tonë territorial në praninë time, pra a e respektojnë miqësinë mes Erdoganit dhe Vuçiqit?
Dhe si do të ishte nëse unë tani bëj thirrje për shkëputjen dhe njohjen e një pjese të territorit turk”, ka thënë Daçiq.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…