Categories: Viral

Dalin detajet/ Ky mund të jetë Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë

Prej disa kohësh Shqipëria zien nga thashethemet se kush do të jetë presidenti i ri, pasi Ilir Metës i mbaron mandati në korrik dhe për të nuk të ketë më një mandat të dytë.Deri më tani kemi dëgjuar emrat e disa personazheve publik që janë vetëofruar për postin e presidentit si historiania Elena Kocaqi, ambientalisti Sazan Guri apo dhe personazhe komikë si Genard Hajdini etj.

Nga burime brenda grupit parlamentar të PS, sot kanë dalë disa nga emrat e propozuar për postin e presidentit të Republikës. Lajmi raportohet nga gazetari Bledi Mane. Një prej emrave më të kuotuar në procesin e propozimeve në PS-së është ai i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj, i cili shihet njeriu ideal për një post të tillë si ai i presidentit.Begaj ka gradën madhore “Gjeneral Major” është “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes” dhe ka hyrë në historinë e FA, si mjeku i parë në ushtri i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

Ai e mori detyrën e shefit të Shtabit në 2020 dhe para kësaj ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, etj. Ai është i martuar dhe baba dy fëmijëve.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago