Categories: Viral

Deputeti i VV’së: Kurti ka vlera më të mëdha se të veteranit të UÇK’së për angazhimin ndaj Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka vlera më të mëdha se të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është veteran i rrejshëm i luftës.

Limaj në T7 tha se Kurti nuk i plotëson kriteret për të qenë veteran.

“Jo nuk është veteran lufte ai, është veteran i rrejshëm. Pse ku i kon në Iuftë ai.

Nuk po e them unë, vetë ligji, me kriteret që i plotëson. Ligji nuk ia jep veteran Iufte.

I ka do kritere, qysh është veterani i Iuftës: në cilat vija të frontit ke qenë e kështu me radhë”, tha Limaj.

Këtë deklaratë të tij e kanë komentuar mbrëmë në studion e Kanal 10, ku deputeti i LVV’së, Arbër Rexhaj, i ka dalë në mbrojtje shefit të Qeverisë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti ka vlera më të mëdha se të veteranit.

“Kjo është çështje e interpretimit, qysh e interpreton ti veteranin. Zotëri Kurti ka dhënë për Kosovën, duke qenë edhe student, ka dhënë edhe në burg, së bashku edhe me Ukshin Hotin.

Megjithatë ka qenë edhe sekretar i UÇK’së. Për mua zotëri Kurti mbart vlera më të çmuara se të veteranit, në kuptimin e angazhimit për Kosovën dhe angazhimin për UÇK, pra më të mëdha se ato”, ka thënë Rexhaj.

Kujtojmë që kohë pas kohe kthehet në publik tema se a ka qenë Albin Kurti veteran i Iuftës pasi ai e gëzon certifikatën e veteranit të Iuftës.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago