Categories: Viral

Dridhen Moska dhe Beogradi / Der Spiegel: Kosova dhe 5 vendet e Ballkanit te integrohen në BE sa më shpejt

Me botën që e ka përqendruar vëmendjen tek Ukraina, Kremlini po vazhdon përpjekjet për të destabilizuar ballkanin, me ndihmën e pakursyer të serbëve në rajon. Kështu e përditshmja gjermane, Der Spiegel, shkruan në një raport të zgjeruar të saj, të titulluar Vëllezërit e Putinit: Tensionet rriten në ballkan ndërsa Bosnje Hercegovina kër,cënon me ndarje.

Der Spiegel vecon intuitën e vecantë të Austrisë për sinjalet që vijnë nga evropa lindore dhe juglindore. Sipas saj, diplomatët austriakë po shohin këto ditë me shqetësim jo vetëm situatën në Ukrainë, por edhe zhvillimet në Ballkan. “Ne e dimë se Moska ka aftësinë të shkaktojë probleme edhe në zona të tjera të botës”- thotë Alexander Schallenberg, shefi i diplomacisë austriake. Në Ballkan, thotë ai, më e rrezikuar është Bosnja.

Nëse konflikti zgjerohet nga Ukraina në vendet e ish-Jugosllavisë, pasojat në Evropë do të ishin shkatërrimtare, paralajmëron Schallenberg. “Nëse në Ballkanin Perëndimor do të shpërthente një luftë e re, kjo do të nënkuptonte në thelb një konflikt në oborrin e pasmë të BE-së”- thekson ai. Prandaj ai këmbëngul se 6 vendet e mbetura jashtë BE-së në Ballkan, duhet të integrohen në bllok sa më shpejt që të jetë e mundur. “Kjo është vetëmbrojtje, dhe jo altruizëm”- thotë ai.

Sinjalet që vijnë nga rajonet e populluara nga serbët, të afërmit ortodoksë të Rusisë, janë realisht shqetësuese. Përveç Serbisë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Përvec Bosnje hercegovinës, presidenti serb, Aleksander vucic, po tenton të shfrytëzojë situatën.

Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, por kjo nuk e ka penguar presidentin të flirtojë me Kremlinin, apo të lavdërojë miqësinë serbo-kineze, duke u shtirur në Uashington sikur është “spiranca” e vetme e stabilitetit në Ballkan.

Vucicit i duhet Rusia për bllokimin e çdo lloj rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synon një njohje formale të Kosovës. Ashtu si Rusia, që po i forcon ambiciet e saj perandorake me frazën mbresëlënëse “Russkiy Mir” – Bota ruse – termi “Srpski Svet” – Bota Serbe – mund të dëgjohet gjithnjë e më shumë në Serbi, një emërtim që përfshin me kujdes të gjitha zonat ku jetojnë serbët. Sipas politologëve, Vuçiç ëndërron “një Serbi të madhe, të fuqishme”, të cilës t’i frikësohen të tjerët.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago