Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se veteranët në çdo vend të botës nderohen për sakrificën e tyre e madje edhe ftohen në çdo ngjarje të madhe shtetërore.
Selmanaj, vlerëson se Qeveria e Kosovës me mos përfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale po i diskriminon.
“Secila shoqëri ndërtohet mbi disa vlera të saj dhe vlera më sublime e saj është se si të vlerësojë ata që kanë kontribu më së shumti për vendin e tyre – e ata janë veteranët. Në secilën shoqëri kur përmenden veteranët të gjithë ngritën në këmbë, madje ftohen në secilën ngjarje të rëndësishme shtetërore me respektin maksimal për sakrificën që kanë bërë për vendin”.
“Procesi i selektimit të veteranëve nuk ka shkuar siç duhet dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë dhe duhet të adresohet si problematik. Por, kjo kategori duhet të gëzojë respektin maksimal të shoqërisë tonë, dhe çfarë bënë kjo Qeveri? Veteranët e luftës i heq nga rritja e pensionit të tyre si rezultat i rritjes së pagës minimale”.
“Kemi gabu kur kemi vendos që ata nuk kanë të drejtë që të punojnë, mendoj që ata këtë pension duhet ta marrin si shpërblim nga shteti për kontributin që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, por, jo të kenë mjet ekzistence, jo të kenë burim të vetëm të të ardhurave atë pension. Mos t’i fyejmë këtë kategori për të cilën të gjithë ne duhet ta dijmë dhe të përulemi para tyre në çdo situatë”.
Mes tjerash, Selmanaj gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit pyeti Qeverinë e Kosovës se me mos përfshirjen e veteranëve dhe kategorive të ndjeshme cila është esenca e rritjes së pagës minimale.
“Nëse përjashtohen cili është efekti i rritjes së pagës minimale? Nëse veteranëve nuk ua rrisim pensionet, të verbërve, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve jo, atëherë cfarë rritje po bëni? Ne s’mund të jemi pjesë e një narracioni fiktiv, mashtrues. Nëse vërtetë dëshiron ta rrisni pagën minimale dhe vërtetë qëllimi i pagës minimale është rritja e mirqeniës së kategorive të ndjeshme na keni për, madje jo 250 euro ne kemi thënë edhe më shumë, por pa përfshirjen e këtyre kategorive na keni kundër” tha ai.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…