Categories: Viral

“Duhet me ia lëshu çeçenëve”, pas kërcenimeve të shumta, drejtoresha merrë një vendim drastik

Kërcënimet e shumta të bëra ndaj drejtoreshës së shkollës së mesme në Gjakovë kanë bërë që ajo të largohej nga shtëpia e saj duke u ndjerë e rrezikuar.

Mes këtyre thirrjeve ka pasur edhe të tilla që ajo të sulmohet me acid, derisa fushata e linçimeve në rrjetet sociale është bërë e egër dhe masive.

Familjarët e Florentina Gjergjaj, i kanë thënë gazetës Nacionale se ajo po ndihet plotësisht e pasigurt për shëndetin e saj.

Javën e kaluar u paraqit një fotografi që shkaktoi debat të madh në publik. Në shkollën e Mesme Teknike ”Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ishte vendosur një shenjë ku tregonte se ndalohej mbulesa e vajzave brenda hapësirave të shkollës.

Reagimet ishin të menjëherëshme kundrejt drejtoreshës së shkollës Florentina Gjergjaj, ku nuk munguan edhe politikanët dhe figurat e tjera publike. Linçimet publike tashmë kanë eskaluar në kërcënime kundrejt drejtoreshës së shkollës së mesme në Gjakovë.

Nacionale përmes bisedës me një familjar të Gjergjajt – i cili insistoj të mbetej anonim për publikun, por që është emër i njohur për redaksinë – ka thënë se prej 31 marsit, Gjergjaj është larguar nga shtëpia e saj pasi frikësohet për sigurinë e saj fizike dhe të familjarëve të saj

.

“Po e linçojnë. Po bajnë thirrje për t’ja djeg fytyrën me acid” – thotë familjari i saj për Nacionalen.

Ai vazhdon të tregoj se së bashku me drejtoreshën janë larguar nga Gjakova edhe fëmijët e tyre pasi edhe ata ndihen të kërcënuar.

“Kanë nisë me i shpërnda fotot e fëmijëve nëpër rrjete sociale, s’janë ka ndalen” – vazhdon rrëfimin familjari i Gjergjajt.

Gjithashtu, familja ka kërkuar që të ndërhyjnë institucionet, duke e parë se situata me kërcënime tashmë ka eskaluar.

‘‘Ne e kemi pa që institucionet nuk kanë pasë interes me e trajtu këtë çështje. Për më tepër, i kanë nxitë vet sulmet me deklaratat e tyre, qoftë deputetja Dude Bajle, qoftë kryetari [i Komunës së Gjakovës] Ardian Gjini, qofshin figura tjera publike’’ – thuhet në letrën që familja ka dërguar në Nacionale.

Familjari i Florentina Gjergjajt vazhdon të thotë se duke parë që “nga e enjta vazhdimisht kemi treguar publikisht se janë duke ardhur kërcënime të njëpasnjëshme ndaj Florentinës” ata kanë vendosur të largohen nga Gjakova.

Familjari po ashtu i thotë Nacionales se nëpër rrjetet sociale po shpërndahen montazhe kinse të Florentina Gjergjajt dhe ku kinse përdoret gjuhë e ashpër karshi komunitetit mysliman në Kosovë.

Gazeta Nacionale ka tentuar të komunikojë me Lumni Graishtën, drejtor i policisë në rajonin e Gjakovës, porse ai nuk e ka hapur telefonin.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago