Viral

E rëndë: Në ditën e Bajramit i riu në Suharekë dyshohet se bëri vetëvrasje, shkak ndarja nga e dashura

Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i komunës së Suharekës ka vdekur sot për shkak të plagëve të marra nga një armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi njoftoi se në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur një kallashnikov.

Vdekjen e 26-vjeçarit, Policia e ka iniciuar si “Vdekje të dyshimtë”, mirëpo Sinjali mëson se të gjitha rrethanat e deritanishme çojnë tek vetëvrasja.

Në bazë të pamjeve të kamerave, Haxhaj ka hyrë në një pjesë të shtëpisë dhe e ka marrë kallashnikovin, e më pas është drejtuar për tek shtalla, ku edhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Sipas të njëjtave burime, i riu nga Suhareka ka vendosur t’i japë fund jetës pasi që kohëve të fundit është ndarë nga e dashura e tij.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi ka njoftuar se trupi i pajetë i Haxhajt tashmë është dërguar për obduksion në Institutin Mjekësor Ligjor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet e Policisë dhe prokurori.

Këto dyshime mbetet të konfirmohen pas realizimit të autopsisë dhe analizimit të provave të mbledhura në vendin e ngjarjes.

Gjithsesi, pista që aktualisht hetuesit po ndjekin është vetëvrasja e jo vrasja siç është raportuar në media më parë, thonë burimet e Sinjalit.

As familja nuk ka dyshime për vrasjen e tij e as miqtë e të ndjerit.

Pjesë e hetimit është edhe analizimi komunikimeve në telefonin e viktimës, veprime këto që pritet ta zbardhin edhe motivin e vetëvrasjes.

Rasti në Polici tashme është hapur si hetim i vdekjes, apo vdekje e dyshimtë, por megjithatë hetuesit nuk do kufizohen vetëm në pistën e vetëvrasjes.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago