Ramzan Kadyrov, prijësi i çeçenëve të Putinit, gjeti kohë të filmojë veten në Mariupol, duke e vizituar ushtarin e vet të plagosur. Madje solli me vete edhe hajmali të ndryshme.
Ky lider është shndërruar në objekt talljeje më shumë seç ishte më parë me vallëzimet e tij në Instagram. Tani lajmërohet nga fronti i Ukrainës me xhirime të videove të ndryshme që janë përqeshur për pretendimet e tij.
Tani ai doli edhe me një nga Mariupol ku po vizitonte një ushtar të tijin të plagosur. Ai madje veshi mantelin mbi uniformë gjatë vizitës.
Në xhirim ai shihet me një objekt besëtyti në dorë tek i bie përreth trupit të tij sa ishte i shtrirë në shtrat.
Kadyrov po mjekonte sejmenin e vet Ruslan Geremijev, njeriu që besohet se është përgjegjës për vrasjen e opozitarit rus Boris Nemcov. Geremijev ishte plagosur në betejë me ukrainasit në Mariupol siç e kishte bërë edhe ai të ditur.
Mariupol ishte rrethuar dhe terrorizuar nga forcat ruse mbi dy javë duke i lënë pa ujë e ushqime. Raportohet se mbi 5 mijë civilë janë vrarë nga bombardimet e pamëshirshme të forcave ruse.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…