Categories: Viral

Edi Rama “Pushton” Gjithë Europën,Ia Kërkon Në Mes Të Berlinit Kancelarit Gjerman Heqen E Vizave Për Kosovën !!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës duke thënë se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për një gjë të tillë.

Ai në një konferencë për media së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, tha se shpreson që shteti gjerman të ndikojë në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Unë shpresoj që Gjermania përveç se të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit dhe pranimit nga i gjithë Këshilli Evropian njëzëri të uljes në tryezë për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë në nivelin e BE-së edhe liberalizmin e vizave për Kosovën. Është një proces i merituar për shumë vite, por i bllokuar dhe shpresoj të çlirohet”, tha Rama.

Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.

“Gjermania angazhohet për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut’. Këtë premtim e dha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama sot në Berlin.

Ai tha se Shqipëria ka bërë hapa para në sundimin e ligjit të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Koordinimi përballë qasjes agresive ruse kundër Ukrainës. Na bën të qartë dhe në mënyrë të dhimbshme që arritjet evropiane nuk janë të vetëkuptueshme ne duhet të angazhohemi çdo ditë nga e para. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rëndësi vendimtare për rajonin dhe Evropën. Shqipëria merr përgjegjësi konstruktive si anëtare jo e përhershme e OBB-së, NATO-s, OSBE dhe shumë forumeve ndërkombëtare”, tha Scholz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Scholz kërkoi presidentit rus armëpushimin në luftën ndaj Ukrainës, ndërsa njoftoi nënshkrimin nesër në Tiranë të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave.

“Së bashku i kërkojmë Putin-it armëpushim dhe të zhvillojë negociata paqeje. Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera. Nesër në Tiranë nënshkruhet marrëveshje për njohjen e patentave. Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut dhe për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Dua t’ju inkurajoj që të vazhdoni t’i zbatoni. Të rigjallërojmë procesin e Berlinit qarkullimi i lirë i personave dhe mallrave ka rëndësi për rajonin. Unë angazhohem me qeverinë time”, tha kancelari Scholz.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago