Viral

Ekspertët alarmojnë: Në anijen ruse ‘Moskva’ mund të ketë pasur municion bërthamore, mister fati i qindra pjesëtarëve të ekuipazhit

Ekspertët pretendojnë se në bordin e anijes së flotës ruse Moskva, mund të ketë pasur municion bërthamor. Ata kanë kërkuar një hetim urgjent për kërcënimin që mund të paraqesë një fakt i tillë. Moskva, u fundos pranë portit të Sevastopolit të enjten pasi Ukraina pretendoi se goditi anijen me dy raketa, duke bërë që ajo të përmbysej. Rusia ka pranuar se anija është fundosur pas një zjarri dhe shpërthimi në bord, por nuk ka thënë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Tani ekziston frika se Moskva gjatë fundosjes, do të ketë çuar në fund të detit edhe dy raketa bërthamore. Defense Express raportoi se kishte intervistuar ekspertë, duke përfshirë projektues dhe oficerë detarë, të cilët njëzëri dhe në mënyrë të pavarur dhanë përgjigjen e njëllojtë se ekziston një mundësi reale që anija mund të kishte municion bërthamor në bord, raporton Daily Mail.

Spekulimet për një katastrofë bërthamore u rritën pas faktit që qindra persona, pjesë e ekuipazhit prej 510 personash të Moskva-s, janë zhdukur që kur anija u godit.

Deri më tani, vetëm rreth 50 persona janë evakuuar nga një anije turke dhe 14 të tjerë thuhet se fluturuan në portin e Sevastopolit. Kjo krijon një paqartësi mbi fatet e pothuajse 450 pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit.

Rusia pretendon se ka evakuuar të gjithë ekuipazhin, por video e marrë në Sevastopol gjatë natës tregon dhjetëra makina që supozohet se u përkisnin marinarëve të parkuara ende në port, duke sugjeruar që pronarët e tyre nuk ishin kthyer për t’i marrë ato. Shpërthimet në anije me përmasa të ngjashme shpesh shkaktojnë qindra vdekje.

Kur General Belgrano, një luftanije argjentinase u godit nga dy silurët britanikë gjatë Luftës së Falklands, shpërthimi vrau gjithsej 334 njerëz. Duhet pasur parasysh që Belgrano ishte më e vogël se Moskva dhe municioni i tij nuk shpërtheu.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

9 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

9 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

9 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

9 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

9 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

9 months ago