Categories: Viral

Gazeta serbe Kurir: Rama uron Vuçiçin pas fitores së zgjedhjeve në Serbi

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura dje në këtë vend.

Gazeta serbe Kurir, shkruan se mes urimeve ndaj Vuçiç ka qenë edhe ai i Kryeministrit Edi Rama.

Kurir shkruan se ndër të parët lider që ka uruar Vuçiç ku nuk mungonin dhe presidenti gjithashtu i sapozgjedhur i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha.

Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa.

Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”, shkruan Kurir.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, Vuçiç, ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Këto të dhëna dalin pas përpunimit të 55.6 për qind të votave, që i japin atij edhe një mandat pesëvjeçar në krye të Serbisë.

Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë nëse merr më shumë se 50 për qind të votave të vlefshme. Në të kundërtën, dy kandidatët me më shumë vota përballen në balotazh.

Edhe në zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga IPSOS, në bazë të 62.5 për qind të votave të përpunuara, lista “Aleksander Vuçiç – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar 43.6 për qind të votave.

Ndërsa, koalicioni opozitar “Të bashkuar për fitore” pritet të dalë partia e dytë parlamentare me 12.9 për qind të votave.

Partia Socialiste e Serbisë, sipas rezultateve paraprake, ka fituar 11.6 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare serbe morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se dalja në zgjedhje mund të jetë deri në 60 për qind, shifër më e larte se ajo në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi njoftoi se do të shpallë rezultatet sot deri në orën 20:00.

Pesë vjet pasi fitoi mandatin e parë si president, Vuçiç vazhdon të jetë forca dominuese në Serbi, duke predikuar paqe dhe stabilitet në një kohë kur Evropa po përballet me konfliktin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore.

Por, kritikët e tij thonë se ai ka rritur kontrollin e pushtetit përmes kontrollit të mediave dhe Qeverisë.

Opozita dhe organizatat humanitare e akuzojnë atë dhe aleatët e tij për një stil sundimi autokratik, korrupsion, nepotizëm, kontroll të mediave, sulme ndaj kundërshtarëve politikë dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Sfiduesi kryesor i Vuçiçit në këto zgjedhje ishte ish-shefi i ushtrisë Zdravko Ponosh – një gjeneral në pension, që doli befas si kandidat i kampit opozitar pro Bashkimit Evropian.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago