Categories: Viral

Gërvalla i kërkon Izrealit ta përdorë ndikimin për të qetësuar situatën në Ballkan

“Ne nuk kemi iluzione rreth asaj që [Presidenti rus] Putin dëshiron të arrijë në Ukrainë. Mund të shihni disa ngjashmëri si po vepron Rusia në Ukrainë me veprimet e Serbisë në rajonin tonë”. Kështu ka thënë Gërvalla në Jerusalem, e cila i kërkuar Izrealit të shfrytëzojë ndikimin për ta “neutralizuar situatën”

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund ta shtyjë Serbinë për veprim ushtarak ndaj Kosovës, citohet t’i ketë thënë kryediplomatja Donika Gërvalla mediumit izraelit, The Jerusalem Post, përcjell Gazeta Express.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, në vizitën e saj në Izreal, u ka kërkuar zyrtarëve të këtij shteti që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për neutralizim të situatës.

“Shtetet si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit [Ballkanit]”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka shprehur shqetësimin se Ballkani mund të jetë rajoni, ku mund të ketë tensione.

The Jerusalem Post shkruan se vizita e Gërvalles është e nivelit më të lartë, prej kur dy vendet vunë lidhjet zyrtare në vitin 2020, që, me ndërmjetësimin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Izraeli e njohu Kosovën si shtet të pavarur.

“Është njohje shumë e veçantë për shtetin tonë”, ka thënë Gërvalla për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtetin e Izraelit, duke përmendur raportet miqësore të moçme mes Kosovës dhe hebrenjve.

“Komuniteti hebre e di mirë se nëpër cka ndodhur në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, citohet të ketë thënë Kryedipomatja kosovare.

Në një pjesë të madhe të intervistës, kryediplomatja kosovare ka folur për luftën në Ukrainë dhe agresionin rus ndaj popullit dhe shtetit ukrainas. Veprimet e Rusisë, Gërvalla i krahason me ato të Serbisë.

“Ne nuk kemi iluzione rreth asaj që [Presidenti rus] Putin dëshiron të arrijë në Ukrainë. Mund të shihni disa ngjashmëri si po vepron Rusia në Ukrainë me veprimet e Serbisë në rajonin tonë”

Gërvalla ka vazhduar t’i komentojë lidhjet e Serbisë me Rusinë, duke thënë se Izraeli dhe shtetet e tjera që kanë raporte të mira me shtetin serb, duhet t’i çojnë sinjalin se ai duhet të vendosë kah të rreshtohet.

“Serbia nuk mund të ulët më në dy karrige. Deri tani, Serbia ka mund që të marrë para nga Bashkimi Evropian dhe me paratë e BE-së, të blejë armë ruse, por kjo nuk është e mundur më”, ka thënë Gërvalla, përcjell Gazeta Express.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago