Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se do të jetë ndoshta për vendin hapi më i rëndësishëm që nga pavarësia e vitit 2008 në rrugën tonë drejt rrugës europiane.
Ajo tha se janë përgatitur për një proces të gjatë dhe nuk mund të flitet për afat të caktuar meqë nuk mund të parashikohet se sa zgjat i gjithë procesi dhe se në bazë të përvojave të shteteve të tjera që procesi ka zgjatur për periudha të ndryshme.
“Jemi të përgatitur mirë, sepse kushtet dhe normat e Këshillit të Europës jemi duke i aplikuar që nga dita e parë. Kosova është ndër shtetet e pakta dhe ndoshta shteti i vetëm që në Kushtetutën e saj e ka të inkorporuar drejtpërdrejt Këshillin e Europës dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Gëzojmë një përkrahje të gjerë politike brenda Këshillit të Europës, prandaj jemi njëkohësisht të kujdesshëm dhe mirënjohës, por edhe optimistë që homologët e mi në Këshillin Ministror me datën 20 maj do ta mirëpresin kërkesën tonë për anëtarësim”.
Gërvalla tha se tani është koha për të marrë vendimet e duhura dhe për “të shtrënguar radhët mes shoqërive të hapura dhe shteteve demokratike”.
“Kosova si shtet i pavarur dhe sovran është realitet dhe pranimi i këtij realiteti do t’i japë fund përpjekjeve për të ndryshuar me konflikte dhe madje edhe me dhunë kufijtë në Europën Juglindore. Jemi dëshmitarë që shtetet e ndryshme janë duke ndërmarrë vendime të rëndësishme dhe historike, në dritën e rrezikut që paraqet Rusia në kontinentin europian”.
Kryediplomatja kosovare tha se me anëtarësimin e Kosovës në KE fitojnë të gjithë dhe nuk humbet askush.
“Fitojnë edhe shqiptarët edhe të gjithë të tjerët, fiton edhe rajoni, shtetet e të cilit janë të gjitha anëtare të KE-së, fiton Këshilli duke e pranuar shtetin që është shndërruar në lider të demokracisë në rajon”.
Gërvalla iu përgjigj gazetarëve edhe për atë që ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i pari e dha informatën që Kosova ka aplikuar në Këshill të Europës.
“Pse nga Vuçiqi? Është çështje e tij, sepse ne kemi ndjekur të gjitha rregullat e sjellës së mirë dhe korrekte. Radha është që në fillim të dorëzosh kërkesën e pastaj të informosh opinionin, por kjo s’është shkelja e vetme e Vuçiqit në raport me Kosovën sa i përket KE-së. Prandaj, ne s’mund të orientohemi as kah sjellja as ka shkeljet. Kemi strategji të qartë dhe në bazë të saj punojmë”.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…