Categories: Viral

Gjenerali serb kërcënon: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri – Ushtria e Serbisë do të reagojë

Krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Milan Mojsiloviç ka deklaruar se nuk përjashtohen aksionet e njëanshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, duke shtuar se “Ushtria e Serbisë do të reagojë në përpjekje të këtilla”.
Pas analizës së situatës dhe aftësisë së Ushtrisë së Serbisë në vitin që shkoi, gjenerali Mojsiloviç tha se nuk përjashtohet mundësia që me qëllim të arritjes së pikëve të caktuara politike në terren, forcat e sigurisë në Kosovë të angazhohen në aksione të njëanshme edhe jo-proporcionale.

“Kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra tjera do të jenë në funksion të sigurimit të paqes dhe nivelit të sigurisë që garanton që njerëzit tanë në Kosovë të mund të jetojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre si të gjithë qytetarët tjerë të këtij vendi”, nënvizoi gjenerali Mojsiloviç.

Ai përsëriti se sipas rezolutës 1244 dhe marrëveshjes ushtarake-teknike të Kumanovës, njësitet e vetme legale në krahinë janë KFOR.

Insistojmë që raporti i tyre me subjektet tjera të sigurisë që në dokumentet tona nuk janë si bartës të asnjë funksioni sigurie, të jetë i paanshëm dhe në frymën e marrëveshjeve të nënshkruara dhe nuk kanë të bëjë jo vetëm me policinë e Kosovës por edhe FSK me ndalimin e kalimit në veri të Kosovës pa pajtim të komandantit të KFOR-it”, tha ai.

Nëse kjo ndodhë sipas tij, dhe FSK pa pëlqim kalon në veri, “ushtria e Serbisë” do të ndërmarr detyra në harmoni me këtë”, tha Mojsiloviç.

“Ishit dëshmitar të rritjes së angazhimit tonë në vijën administrative, posaçërisht në drejtimet që shpien në Serbinë qendrore dhe shpërndarjes parandaluese të forcave të reagimit të shpejtë të ushtrisë së Serbisë”, tha kreu u shtabit të ushtrisë.

Ai shprehu kënaqësi me raportin me komandantin e ri të KFOR-it dhe bashkëpunimin i cili deri tash po shkon në frymën e parashikimit të gjendjes dhe pa incidente që do rrezikonin marrëveshjet ushtarako-teknike dhe rezolutën 1244.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

3 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

3 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

3 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

3 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

3 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

3 months ago