Viral

Hajdinaj nga Shqipëria: Pushkën i pari në Koshare e nisi Nasimi me djemt e Tropojës, aty u plagos

Arben Hajdinaj është një burrë nga Shqipëria i cili bashkë me familjen e tij kanë kontribuar shumë në strehim, organizim por edhe në bashkëkryerje të aksioneve të UÇK-së. Arben Hajdinaj kishte marrë pjesë në një aksion të vitit 1998 bashkë me Nasim Haradinajn e aksionin e kishte ideuar nëna e tij Feride Hajdinaj. Ai ka treguar për Epilogun se si krisi pushka e parë në Koshare, e cila pushkë ishte sulm dezorientues, për të cilën rolin kryesor e kishte Nasim Haradinaj. Këtë e kishte pranuar edhe Nasim Haradinaj dhe Naser Vllasi i cili udhëhoqi njësinë Cobra në Koshare.

Ja tregimi i tij i plotë:

SI E MORA vesh se po sylmohet Karakolli serb në Koshare. Unë atë ditë isha në Bajram Curr dhe babi Sadik dhe nana Feride ishin në Padesh. Në mëngjes vjen djali i axhës Guximi dhe më thotë që ka fillue sulmi në Koshare. Ai ishte polic ushtarak e po më thotë po takohemi te Brigada e po dalim në Padesh.

Unë ekisha në xhip të vjetë r me zore dheza, dhe kur shkova te Brigada ai kishte ikur me veturë Shevrolet të ushtrisë, kishte dhanë urdhër Rexhep Kortoci që te nisem shpejt dhe nisna me xhip dhe i nza te tokat e reja. Aty e la xhipin tem e hypi në shevrolet, aty ishin Guximi, Rexhep Kortoci dhe shoferi. Mjeti ishte me tre vende po ishte me karoceri dhe hypa sipër dhe u nisëm. Ishte baltë e madhe e paparë, por mjeti ishte shumë i fortë e kur dalim në kryje të tokave, e vërejë Nasim Haradinaj me djemt e Shqipërisë që kishin sulmue Karakollin e Qafës Morinë dhe ishin nisë për Padesh dhe hypin në mjetin tonë e nisemi për Padesh.

Duke hec, Nasimi po më tregon se i kishte thanë Agim Ramadani ta dhezte t’i pushkën e parë në sulmin e 9 prillit. Kur dolëm në Boticë, aty i ngrehëm mortajat me urdhër të Nasimit dhe filluam ta godasim Karakollin e Qafës Morinë me mortaja.

Aty ka ndejtë prapë Nasimi me djemt e Shqipërisë. Aty është plagosë pak Nasimi nga një pjesë e predhës që na gjujshin forcat serbe. Nasimi rrinte tek mortajat me shokë e vazhdon luftimet kurse ne nisemi për në front në Koshare. Aty ndahem me Guximin e me Rexhepin se ata kishin me transportue predha për në front të Koshares. Unë nisem rrugës së këmbësorëve sepse ishte më shkurt per me arritë te fronti i luftës.

Eci 100 metra aty ishte ni bunker i madh që ishte ndertuar dikur nga ushtria shqiptare. Aty takona me Rrustem Berishën dhe disa ushtarë dhe u përshëndetëm dhe i thash se jam djali i Sadikit kam ardhë për me marrë pjesë në front në Koshare dhe më shtrëngoi dorën e më tha te lumtë, e unë vazhdova për në front. Kjo është e verteta për atë se kush e nisi pushkën i pari me 9 prill. Pra është Nasim Haradinaj me djemt e Shqipërisë.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago