Categories: Viral

Haradinaj: T’i lutemi zotit që kjo qeveri të shkojë shpejt në shpi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se reagimi i sotëm i Kuint-it për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Serbi është një kërcënim serioz për perspektivën euroatlantike të vendit.

”Sot ne jemi fajësuar në mënyrën më të ashpër nga Kuint-i, është një kërcenim serioz në perspektiven tonë euroatlantike që do të thotë edhe për viza, pra për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj në Rubikon.

Kryetari i AAK-së tha se për këtë situatë përgjegjës është kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili me qëndrimet e tij po i bën favor Serbisë.

”Me arrite në këtë situatë kryeministri që me iu dhanë rreth 40 milionë i ka paguar pare të taksapaguesve të Kosovës për rrymën, që i bie që është vjedhë në veri se është e vjedhur, në të njëjtën kohë e ka hequr taksën, se gjithë bota e dinë se kur ka qenë taksa ai s’ka mund me shti asnjë mall në Kosovë, hiq asnjë mall, do të thotë zero ka qenë marrëdhënia tregtare Kosovë- Serbi ose e pavërejtshme, tani ky kryeministër ia jep Serbisë, pra ky e ka kartë në dorë, 300 milionë treg, 40 milionë ia ka jep veriut, prandaj po them që askush më mirë se ky për Serbinë nuk ka punu, pos asaj e ka fuqizuar Serbinë me ketë deklaratë, pra ky ka ditë me pru punën deri aty sa me thanë Kuint-i në njëfarë mënyre po thotë e falënderojmë Serbinë që diti me u gjet.3

Po na vjen keq që Qeveria e Kosovës ose me zhgënjim na ktheu prapa ne dhe po thotë që ky kthim mbrapa, gjuhë ma eksplicite rrallë ndodhë me të thanë dikush, nuk është në parimet perëndimore ose evropiane”.

”Duhet t’i lutemi zotit që kjo qeveri të shkoj më shpejt në shtëpi, se nuk është situatë e mirë, ju siguroj”, përfundoi Haradinaj.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago