Viral

Haxhiu i reagon Kusari-Lilës për Trustin: S’janë para të “sekserëve të mafias energjetike”, por kursime të qytetarëve

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka reaguar Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza-Kusari-Lilës, e cila mbrëmë tha se s’ka shanca që të kalojë projektligji për tërheqjen e një pjesë të kursimeve nga Trusti.

Haxhiu ka thënë se paratë e Trustit s’janë as lojë bixhozi e “as para të “sekserëve të mafias energjetike” me i dergu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni”.

“Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në 30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike. Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale. Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike. Ndonëse Mimoza Kusari-Lila ka përvojë në proceset e privatizimeve, nuk po besoj se ka arritur deri aty sa të privatizoj bindjet, vullnetin dhe votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ai ka drejtuar dy pyetje për Kusarin dhe Qeverinë. Ai ka pyetur ata se sa miliona të Trustit të qytetarëve, i ka shitur Qeveria në letra me vlerë dhe se a është kjo arsyeja e kundërshtimit të tërheqjes së këtyre mjeteve.

“Pytje për Mimozën dhe Qeverinë: Sa para, miliona euro të Trustit të qytetarëve i ka shitur Qeveria në letra me vlerë? A është kjo arsyeja e vërtetë e kundërshtimit të tërhqjes së mjeteve nga Trustit nga pushteti aktual? Trusti është i qytetarëve, jo i pushetarëve!”, ka shkruar Haxhiu.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago