Viral

Hisen Berisha: Kurti ta zbatojë zotimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, pas vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me nga katër vjet e gjysmë burgim ish-krerët e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, tha se duhet shikuar mundësia nëse duhet lejuar vazhdimi i punës së Dhomave të Specializuara.

Ai tha se në këtë drejtim duhet të angazhohet edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, për të cilin tha se duhet të ndalojë së përdoruri frazën “Hashimi e ka bërë”.

“Një zotim të kryeministrit aktual që ka premtuar dhe është zotuar që do të ketë qëndrim ndryshe ndaj këtyre gjykatave, që do t’i zhbëjë këto, tani duhet të vihet në funksion të mbrojtjes së qëndrimeve të veta dhe synimeve të veta, si dhe drejtësisë e jo të spekulojë me ato frazeologji se këtë e bëri Hashimi”.

Berisha në T7 tha se iu takon institucioneve të drejtësisë që të insistojnë, si dhe Kuvendit për “amandamentimit të ligjit sa i përket përdorimit të fakteve që ofron shërbimi sekret serb edhe procedurat e mbylljes së kësaj gjykate sepse në çdo aspekt ka dështuar dhe ka treguar jokredibilitet”.

“Numërojmë sa doni fakte dhe të shikohet mundësia e vazhdimit të seancave dhe gjykimit të këtyre veprave pretenduara penale nëpër sistemin e drejtësisë , për të cilin mendoj se është funksional”.

Berisha tha se këto Dhoma i janë mbivendosur sistemit të drejtësisë dhe vetë Kuvendit që i ka krijuar.

“E kemi thënë që në fillim, përkundër faktit se kjo gjykatë është krijuar për të demantuar pretendimet e Dick Martyt, por edhe drejtësisë serbe e prokurorëve serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që pretendonin t’i njollosnin liderët e UÇK-së dhe qëllimin e luftës sonë, duhet t’i referohen jo vetëm faktit se përmes procedurave ligjore këto Dhoma ia kemi mbivendosur drejtësisë së Kosovës, për më keq ia kemi mbivendosur edhe Kuvendit, krijuesit të këtyre gjykatave”.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

7 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

7 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

7 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

7 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

7 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

7 months ago