Entoleta Notaj do të jetë konkurrentja më e re që do t’i bashkohet “Style Star”, emisionit të modës që ka nisur sezonin e dytë në ekranin e Abc prej pak javësh. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit, ku tregoi dhe historinë e pabesueshme të jetës së saj.
Entoleta u largua me bashkëshortin dhe djalin e tyre në Gjermani vite më parë. Asokohe ishte në pritje të fëmijës së dytë, dhe për të largimi dhe përshtatja me një vend tjetër nuk ishte e lehtë. Shteti gjerman i dërgoi në një fshat, ku u njohën me një grua gjermane, e cila iu ndryshoi tërësisht jetën.
Notaj tregoi se e moshuara, të cilën e konsideroi si një nënë të dytë, e kishte ndihmuar familjen e saj që të bënin letrat. Por pasi e moshuara ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë, ata zbulojnë se iu kishte dhuruar të gjithë pasurinë e saj.
“Kishim vendosur që hotelin do ta bënte shtëpi për ne, që të jetonim së bashku. Donte të na merrte nga shtëpia që kishte lënë shteti gjerman dhe të na linte në pronën e saj. Por nuk u realizua sepse u sëmur me kancer dhe ndërroi jetë.
Në fillim, pasuria i kaloi motrës së saj por e kishte lënë amanet, dhe pasuria kaloi te ne. Motra e saj edhe sot është kumbara e djalit tim. Tre ditë pasi ndërroi jetë, biseduam me motrën e saj dhe thamë që donim ta blinim shtëpinë. Ajo tha se e ka për nder që të jetojmë ne.
Sot e kësaj dite ajo vjen si në shtëpinë e saj, ndihet krenare që e kemi marrë ne. Nuk kemi hequr asnjë fotografi të zonjës që vdiq. Ndihemi shumë mirë. dhe Burri i zonjës vendosi që të jetë kumbari i djalit tim të vogël.”, tregoi ajo. Notaj tregoi mes të tjerash se tani hotelin e kanë vënë në shërbim të emigrantëve shqiptarë.
“Komshijtë ishin shumë të lumtur. Janë mbledhur të gjithë dhe kanë dërguar një peticion në ministri në Berlin që ne të qëndronim. Ka qenë si ëndërr marrja e dokumentave.”, tha ajo duke shtuar: “Tani ne japim dhoma mujore për emigrantët. Ndihemi si në Shqipëri, ndihmojmë shumë shqiptarë me dokumentra dhe letra. Po punojmë në ndihmesë të shqiptarëve.”/abcnews.al
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…