Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati ka zbuluar bisedën emocionuese që ish-kryetari i OVL-UÇK-së e pati dje me nënën e tij, shkruan GazetaDemos.
“Nanë po të jap besën se shpejtë do të ketë drejtësi, bashkë me nipa e mbesa ta gëzojmë këtë liri”, ishte kjo fjalia emocionuese që dje Hysni Gucati ia tha më të dashurës së tij, nënës.
Kujtojmë se Gucati, ka arritur dje në Kosovë. Ai është lejuar nga Haga për të qëndruar në Kosovë pasi babai i tij po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.
Një video mjaft prekëse e Gucatit është publikuar sot në oborrin e shtëpisë së tij.
Në këto pamje, Gucati i emocionuar shihet teksa i përqafon me plotë mallë nipat e mbesat e tij.
Për vizitën e tij sot u deklarua edhe zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Griep e cila tha se Gucati është lejuar për vizitë me rekomandim të Trupit Gjykues për ta takuar familjen e tij të ngushtë.
“Në baza plotësisht humane, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që t’ia aprovojë z. Gucatit një vizitë paraburgimi në Kosovë për ta takuar familjen e ngushtë.
I akuzuari mbetet në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës na kanë dalë në ndihmë në mënyrë që kjo vizitë të kalojë pa asnjë problem”, ka thënë Griep.
Kujtojmë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020. /GazetaDemos/
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…