Categories: Viral

Ish këshilltari i Kushnerit: Surroi tregonte në Rambuje se UÇK-ja kishte humbur legjitimitetin

Libri “Lindja e një demokracie me parathënie të shkruar Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez z. Bernard Kushner. Ai kishte treguar për unitetin, problemet brenda delegacionit të Rambujesë e mendimet pro at kontra.

“Ministri italian Lamberto Dini u fut menjëherë në këtë të çarë të ofruar. Ai i kërkoi me ngulm Hashim Thaçit që të hiqte dorë nga ideja e vet e referendumit dhe ta nënshkruante marrëveshjen. Përballë presionit të italianit, i cili kërkonte një përgjigje të prerë po ose jo, Thaçi zgjodhi të përvidhej”.

Më tutje autori tregon se “Negociatorët, në veçanti amerikanët, u përpoqën ta shfrytëzonin këtë kohë shtesë që do të jepej për të sjellë të gjitha saktësimet e kërkuara nga shqiptarët.

Por Hashim Thaçi s’mund t’iu shpjegonte sidoqoftë se do t’i duhej të sigurohej për mbështetjen e plotë të UÇK-së, ndërkohë disa nga krerët e tij lokalë, që ishin kundër bisedimeve nën ndikimin e një pjese të diasporës, po mundoheshin të merrnin kontrollin e UÇK-së. Zgjedhja e Sylejman Selimit, që kishte besimin e plotë të Hashim Thaçit, në funksionin e kryekomandantit ua preu shkurt atyre dhe shmangu kështu prishjen e unitetit të UÇK-së në çastin më jetik për vendin. Shefi i delegacionit kosovar, atë ditë, nuk iu desh të ruhej vetëm nga kundërshtarët e largët, por edhe nga disa që gjendeshin pranë tij”.

“Kur mori vesh se Veton Surroi po iu shpjegonte ndërmjetësuesve të Grupit të Kontaktit se UÇK-ja kishte humbur legjitimitetin për shkak të përçarjeve të brendshme, dhe se marrëveshja mund të nënshkruhej pa asnjë vështirësi tjetër, iu u desh t’i thoshte që të mos shprehej më në mënyrë kaq negative dhe të pamenduar. Disa ndërmjetësues mendonin se problemet e brendshme të UÇK-së do ta dobësonin Thaçin dhe do ta shtynin ta pranonte autonominë. Më kot: ai arriti që t’i rregullonte këto vështirësi me telefon dhe t’i mbante qëndrimet e veta“, tregoi autori.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago