Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy herë ka luftuar kundër serbëve – në Kroaci dhe në Kosovë. Për shkak të vrasjes së një koloneli serb, është dënuar me 16 vjet burg.
Për vite “Shabani” ka jetuar në Prishtinë, ndërsa së fundmi ka udhëtuar në një prej zonave më të nxehta të luftës në Ukrainë, në qytetin e Bucha-s, njofton GazetaDemos.
Bartetzko kishte treguar dhe arsyen se pse ka lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ma kanë ndërru emrin nga Roland në Shaban, pasi që emri Roland ka qenë i vështirë për tu shqiptuar.
E kam përcjellë situatën, madje më kujtohet kur kam qenë në Gjermani në vitin 1985 kur isha ende në shkollë kam dëgjuar radion kur thoshte gjithmonë Kosova. Para se të vija në Kosovë, kam qenë në luftën e Bosnjës.
Kam qenë në një lokal në Francë, e kam lexuar një gazetë franceze, e ka pasur një shkrim: “A ka humbur luftën UÇK në Kosovë.” Edhe kam thënë të shkoj të shohë se çfarë ka ndodhur. Unë e kam parë luftën në Bosnjë, e kam ditur se si sillen serbët”, ka thënë ai.
Bartetzko ka thënë se ai asnjëherë nuk do të luftonte në anën e serbëve.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…