Asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Hamdi Hasani, ka reaguar në lidhje me pastrimin e listave të veteranëve.
Hasani ka komentuar në postimin e një portali, të publikuar me rastin e reagimit të Ramush Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti, i cili po kërkon të mos ndryshohen listat.
Reagimi i Hasanit ka qenë i ashpër ndaj kryetarit të AAK-së, duke ju drejtuar se ai nuk mund të flas në emrin e tij, ndërsa thotë se atë e mban krenaria e shokëve që i ka në varreza të dëshmorëve.
“Ti nuk mund të flasësh në emrin tim, më mbanë krenaria e shokëve që i kam në varreza të dëshmorve, se sa për fjalën tënde, në këtë moment e kisha djegë librezën. PO, pastrimit të listave dhe kthimit të dinjitetit”, ka shkruar Hasani në reagimin e tij ndaj Haradinajt.
Ndryshe, Hasani ka qenë ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës, ndërsa në këtë mandat është zgjedhur asambleist i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…