Viral

“Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

Propozimin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga fondi pensional po e kundërshton tash e disa kohë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan GazetaDemos.

Deputeti i kësaj partie, Armend Muja para pak kohe u deklarua kategorisht kundër një tërheqje tjetër të trustit.

I pyetur se pse po e kundërshton tërheqjen e kontributeve në Trust nga qytetarët, në kohën kur shumë artikuj janë shtrenjtuar, derisa personalisht i merr mbi 4000 € në muaj, Muja ka thënë se ata nuk kanë nevojë për të marrë para nga Trusti, pasi këtë ndihmesë do ta bëjë Qeveria.

“Ideja kryesore është që qytetarët të informohen që 1.1 milion njerëz janë të aftë për punë, 668 mijë llogari ekzistojnë në trust, nga të cilat që kanë 70% të resurseve, që do të thotë unë nuk e përjashtojë që dikujt i kish ndihmu kushtimisht, po ne jemi këtu me i mbledh resurse dhe me i dhënë nga paret e Qeverisë pa i pasur nevojë ata me i prek. Nëse ti i tërheq nga trusti 52 euro, ne po ofrojmë për një pjesë më shumë se aq, kurse për ata ne do të jemi përgjatë gjithë vitit”, pati deklaruar ai.

Ky qëndrim i deputetit të VV-së u kundërshtua fuqishëm nga shumë qytetarë.

Madje së fundmi ata kanë publikuar edhe mesazhet e tyre private të cilat ia kanë dërguar Mujës.

Një mesazh mjaft emocionues është publikuar në një grup publik në Facebook, ku qytetarët kanë vendosur t’i ndajnë së bashku vështirësitë dhe ta shprehin nevojën e tërhqejes së disa nga mjeteve në Trust.

“Përshendetje, z.Armendi, t’u kisha lutë si prindër që jam, ta lironi trustin. Jam nënë e dy fëmijëve, njërën 8 vjeçare, e tjetrën 2 vjeçare. Jam nga unazat e sëmur, unë dhe bashkëshorti, dytë kemi probleme shëndetësor. Jetojmë me qera, nuk po mundemi të ia dalim. Të gjitha gjërat me çmime të larta. Jo që kam shumë të marr (nga Trusti), por për mua edhe një ndihmë ta kaloj pak këtë krizë, të paguaj qeran, të mos më mbesin fëmijët në rrugë. Besoj që edhe shumë të tjerë, janë njejtë si unë…”, i shkoi kështu nëna e dy fëmijëve e cila ka tejet shumë nevoj për tërheqjen e disa mjeteve nga Trusti, deputetit Muja.

E ky nuk ishte i vetmi mesazh i qytetarëve drejtuar Mujës.

Madja Muja duket se disa nga këto mesazhe edhe i ka lexuar.

Edhe shumë qytetarë tjerë duket se i janë drejtuar Mujës, duke i treguar edhe privatësisht se qëndrimi i tij që qytetarët nuk kanë nevojë për tërhqejen e Trustit, është i gabuar.

Kujtojmë se Muja pati komentuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës duke thënë që në PDK janë të gjithë janë milionerë.

“Propozuesi i Trustit që është z.Bekim Haxhiu e ka tërhequr krejt Trustin vetë sepse e ka pensionin e veteranit. Ai nuk ka nevojë sepse ai është i pasur më shumë sesa unë në çdo kapital. Partia që po e mbështetë këtë është PDK-ja, që besom kqyri deklaratat e pasurisë krejt janë milionerë”, pati deklaruar Muja.

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend ka vendosur që disa kategorive t’ua ndajnë 100 euro.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, kryeministri Kurti pati deklaruar se me nga 100 euro si masë e njëhershme do të ndihmohen familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët.

Vlera totale e të gjitha këtyre masave, Kurti tha se është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose gati secila familje e Kosovës.

Ndërsa sa i përket tërhqejes së mjeteve nga Trusti, edhe personalisht Kurti u deklarua kundër.

Shumë qytetarë kanë aplikuar për të marrë këtë ndihmë, ndërsa vazhdonë të shprehet nevoja për më shumë mjete financiare duke pasë parasysh varfërinë e madhe në vend. /GazetaDemos/

*Foto e ballinës është ilustrim

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago