“Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar ish kryeministrin Sali Berisha se nuk do të jetë katër vjet si deputet në Kuvend.
Lidhur me nismën për dënimin e genocidit serb ne Bosnje, Balla i tha Berishes se “i nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim”.
Taulant Balla i përgjigjet Sali Berishës:
Kuvendi, Shqipëria e ka dënuar e dënon e do e dënojë përjetësisht genocidin e Srebrenicës ose si njihet tragjedinë e Bosnjes e ka mbështetur e përshëndetur të gjitha dënimet shembullore të gjykatës së Hagës përkundrejt urdhëruesve e organizatorëve të kësaj tragjedie. Besoj që më 11 korrik biem dakord të kemi një seancë të Kuvendit për të përkujtuar këtë masakër e natyrshëm të mbajmë e një minutë heshtje.
Kur ka ndodhur? Në 11 korrik të vitit 1995. Ia kam thënë dje zotit Shehu se në këtë përfaqësuesin e botës së përtejme që sapo foli këtu, thjesht e vetëm kjo që sapo dëgjuat e shumë fjalime të tjera duken si turpërime dhe në fakt është e pa kuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, që kanë përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe.
Erdhe si cjapi te kasapi o Sali sot, kisha kohë që të prisja të t’i thoja dy fjalë për këtë çështje, por gabim kemi bërë që nuk i kemi hapur më parë këto peta byreku me ty.
Genocidi është ushqyer me naftën prej teje Sali e në fund, më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot, më 25 prill 1995, rreth tre muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedia Nju Jork Times publikoi një raport ku thuhet Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Zv Presidenti amerikan e thoshte.
Ajo Sali gazeta letër higjenike që ti quaje. Në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë në përfundimin që Shqipëria po thyen embargon.
Po ne mund të biem dakord të bëjmë rezolutë për të gjithë këtë çështje por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme. Ti nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim”.
Balla mes të tjerash paralajmëroi Berishës se pas 4 vitesh nuk do të jetë më deputet në këtë sallë.
Masakra e Sebrenicës në Bosnje/ Balla-Berishës: Je përgjegjës! Furnizoje ushtrinë serbe me naftë kontrabandë! Nuk do jesh 4 vjet deputet!“Ia thash dje kryetarit që kishe lënë ti, Tritan Shehut që ne mund të biem dakord që të bëjmë rezolutë për këtë çështje, por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tendë. Katër vite sa të jesh këtu ti nuk merr asnjë firmë, katër vite nuk do jesh por nejse. Merrni lexoni librin e ish-presidentit ë malit të Zi, sepse zotëria ka bërë të gjithë furnizimin me naftë të ushtrisë serbe. Thuhet se kemi pasur marrëveshje të heshtur me presidentin e asaj kohë Sali Berishën për të shtrirë tubat në Shkodër, për të çuar naftën në Mal të Zi. Ndjen përgjegjësi që ti ke thyer embargo të SHBA me marrëveshje, është provë Algor e ka shkruar në raport. Ndaj është habia e madhe çne Amerika është kujtuar për Saliun se Saliu është burri i mirë. Unë se kuptoj se ku e gjen t’i…se njeriu ka njëfarë keqardhje, kanë vdekur 8 mijë veta atje dhe t’i ke përgjegjësi direkte, kanë furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Po të mos e kishe furnizuar ti ndoshta nuk do të kishte ndodhur kjo tragjedia. Ne e dënojmë gjenocidin në Srebrenicë, por jo të lëmë që iniciativën për të bërë rezolutë për këtë ta marrësh ti. Vetëm me drejtësinë nuk i ka mbyllur hesapet. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet rihapur. 5 vite ka furnizuar makinerinë serbe, duhet të vinin socialistë në pushtet në ’97 për të ndërprerë naftën kontrabandë. Ne i bashkohemi 11 korrikut që Kuvendi të zhvillojë një seancë ku të kemi edhe përfaqësues të qeverisë dhe të përafrojmë qëndrimin tonë. Zotëria ka qenë president i asaj kohe dhe ky u kujtua pas 20 vite. Sa i përket luftës në Kosovë t’i mbetesh tradhtari më i madh”, pohoi Balla.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…