Shkrimtarja e njohur, tashmë edhe deputete e PD, Flutura Açka, ka kujtuar këtë të enjte humbjen e djalit të saj 4 vite më parë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkrimtarja ka bërë një dedikim mjaft prekës duke na emocionuar të gjithëve.
Flutura Açka ka shkruar disa nga pyetjet patakt që asaj i janë bërë nga nëna të cilat e kanë pyetur se si ajo e përballon dhimbjen e humbjes së djalit, teksa ka treguar se është duke numëruar ditët deri në takimin me të.“Te kujtimet, e në ç’tjetër gjë mund të mbahemi pa u rrëzuar? Disa ditë më parë, një mike, e cila kishte humbur vajzën e saj adoleshente në krye të marsit, më pyeti se si ia kisha dalë ta përballoja humbjen e tim biri? A ia kam dalë?
Nuk ia thashë që kam drojë se nuk ia kam dalë. Koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”. Pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë.Pak ditë nga 5 maji i vitit 2018, kur humba tim bir, një mike, e cila sapo më kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar tek e bija studente në Europë, më pyeti se si e përballoja kohën.
I thashë e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!”Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se…e kam mbajtur fjalën! Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie të të birit dhe librit të saj më të ri.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…