Categories: Viral

Këta janë “kasapët” që akuzohen për masakrën që tronditi botën në Bucha

Ndoshta në dekadat e ardhme, qyteza e Bucha-s, rreth 15 minuta nga kryeqyteti ukrainas Kiev, do të kujtohet ende në memorien e opinionit ndërkombëtar. Në këtë qytezë anonime, që shërben më së shumti si “hotel” për punëtorë të shumtë që punojnë në Kiev dhe nuk përballojnë dot qiratë e kryeqytetit, ditët e fundit të marsit është kryer ajo që po merr dimensioni e një prej krimeve më brutale nga Lufta e Dytë Botërore në territorin europian.

Si në Srebrenicë, si në Reçak, si në teatrin Bataclan, Bucha do të jetë një nga emrat që do të mbetet si simbol i tragjedisë së luftës dhe i zhvlerësimit të njeriut në ketë lloj situate.

Varre masive me qindra civilë, përballë kishës ku ata zakonisht luteshin, kufoma në çdo cep, në çdo rrugicë, shpesh herë me duart e lidhura dhe një plumb pas shpine, pasojë e një ekzekutimi me gjak të ftohtë.

“Një skenë filmi horror”, dëshmojnë gazetarët e parë që u dërguan në Kucha, pas tërheqjes së trupave ruse. Por kush janë autorët e kësaj masakre, që po shtyn vendet perëndimor edhe SHBA të cilësojnë Vladimir Putin si kriminel lufte?

Sipas disa grupeve aktivistësh në terren, të bazuar a në dëshmitë e të mbijetuarve por edhe në pamjet satelitore, me shumë gjasa lideri i “kasapëve” mund të jetë koloneli Omurekov Azatbek Asanbekovich, që drejton njësinë 51460, pjesë e brigadës së 64-t të artilerisë së motorizuar.

Një njësi që vjen nga larg, nga skajet më të largëta ruse, në atë Siberinë aziatike ku panorama është po e njëjtë dhe asgjë nuk ndodh dhe do të ndodhë ndonjëherë.

Sipas burimeve, njësia 51460 vinte nga fshati Knyaze-Volkonskoye, në territorin e Çabarovskit, sipër Koresë së Veriut.

Presidenti Zelensky në rrugët e qytetit Bucha pas masakrës

Dhe pamjet e para që qarkullojnë në rrjet të kësaj njësie, tregon pikërisht të rinj me karakteristikat fizike të atyre zonave, teksa valëvisin flamurin e republikës ruse të Sahasë (ose Jakutia), një territor i stërmadh që kronikat ndërkombëtare njohin më së shumti për të ftohtin e madh dhe për fildishin e mamutëve prehistorikë që zbulohet herë pas here nga shkrirja e permafrostit.

Duket e pabesueshme që në ato fytyra të qeshura mund të kenë kryer vrasje, përdhunime dhe ekzekutime brutale grash, të moshuarish dhe fëmijësh, por të dhënat tregojnë pikërisht për praninë e kësaj njësie në Bucha. Emrat e tyre po shpërndahen në rrjet nga aktivistët, dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se ata të përballen me akuzën e krimeve të luftës.

Biden i quan mizoritë në Bucha “krime lufte”

Ndoshta, është thjesht një rastësi, por nuk mund të mos rrëqethë koincidenca, e hulumtuar nga A2 CNN, që fshati Knyaze-Volkonskoye, ku zakonisht rri njësia, është kryesisht i njohur në mediat ruse për një ushtarë i asaj kazerme, Artyom Grabovoi, i njohur si maniaku i Knyaze-Volkonskoye dhe i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen me metoda brutale të disa grave në vitin 2014.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago