Mbulesa (shamija) tash e disa vjet është një ndër temat më të diskutuara në vendin tonë, e ditëve të fundit mund të themi se është shëndrruar në temën kryesore, shkruan GazetaDemos.
Krejt kjo pasi në një shkollë të Gjakovës në mesin e shenjave të cilat tregonin se cilat gjëra ishin të ndaluara në shkollë, bënte pjesë edhe shenja e cila e ndalonte përdorimin e mbulesës brenda objektit shkollor.
E për këtë pati reagime të shumta nga figura të ndryshme publike.
Edhe opinionistja, Kimete Berisha ka reguar lidhur me këtë ngjarje e cila u shpreh se nuk do të jetonte në një vend ku do i ndalohej vendosja e mbulesës dhe e njejta tha se kërkon burg për drejtoreshën e kësaj shkolle.
“Është primitivizëm i madh ta privosh një besimtare nga e drejta e saj për të vë shaminë në kokē. Nuk kisha jetu në një shtet që ma ndalon ta vë shaminē.Nuk është ai shtet i joti”, ka shkruar ajo.
Berisha mes analizës së saj ka treguar se gjithmonë është munduar të thej tabu duke shtuar edhe mendimin e saj se është normale që edhe buzëkuqi të përdoret brenda objektit shkollor duke kujtuar faktin se ka mësimëdhënës që e ndalojnë këtë dukuri.
“Drejtoreshën e kisha shkarku veç pse e ka ndaluar karminin. Qysh shkon jeta në gjimnaz pa i skuq pak buzët. ..Çka ka lidhje dija me pamjen fizike dhe me fashionin…Pikërisht kjo ka qenë tabuja primitive që kam dashur ta thyej dhe e kam thyer: ‘flokët e gjata-mendtë e shkurta’”, shtoi ajo. /GazetaDemos/
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…