Categories: Viral

“Kosova e bëri të veten, radha e Gjermanisë dhe Italisë” flet për Express deputeti gjerman që po lobon për anëtarësim në KE

Besnik Velija

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i cili po lobon fuqishëm që aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës të adresohet sa më shpejtë të jetë e mundur, po kërkon që në agjendën e takimit të 20 majit në Torino të vendoset në rend dite edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Abraham ka thënë se vendimi i Kosovës për aplikim ka qenë plotësisht i drejt dhe se tani është radha e Gjermanisë dhe Italisë ta tregojnë veten në përkrahje të rrugës së Kosovës për t’u bërë pjesë e KiE.

“Kosova është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim të enjten e kaluar, ishte absolutisht i drejtë Tani është e rëndësishme që procesi të mund të ecë përpara dhe që shtetet anëtare si Gjermania dhe Italia të mbështesin në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë deputeti gjerman për Gazetën Express.

Abraham tutje ka theksuar se Italia duhet të bëjë çmos që Kosova të futet në rend dite në takimin e Komitetit të Ministrave që do të mbahet nën kryesimin e Italisë në Torino, dhe thotë se për të ecur përpara lënda e Kosovës, Berlini e Roma zyrtare duhet të luajnë rol qëndror.

“Italia duhet të sigurojë që aplikimi i Kosovës të futet në agjendën e mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Ministrave, që do të mbahet më 20 maj në Torino. Më pas, shumica e dy të tretave të anëtarëve të Këshillit mund t’ia referojnë kërkesën Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për një opinion. Për ta bërë këtë, besoj se Gjermania dhe Italia mund të luajnë rol qendror”, ka shtuar tutje Abraham

Abraham thotë se Kosova e ka kryer punën e saj kur ka aplikuar dhe se tashmë është koha që shtetet anëtare të ndërmarrin hapin tjetër.

Ai thotë se në Parlamentin gjerman ka përkrahje të madhe dhe aktive për Kosovën dhe se tashmë duhet angazhim edhe i Qeverisë Federale.

Abraham thotë se është koha për të vepruar.

“Qeveria e Kosovës ndërmori hapin e parë, tani është koha që shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, të cilat tashmë janë shprehur aktivisht në favor të anëtarësimit të Kosovës, të ndërmarrin hapin tjetër. Në parlamentin gjerman, anëtarët e të gjitha partive qeverisëse si dhe partia më e madhe opozitare, CDU/CSU, mbështesin Kosovën. Tani duam të shohim të njëjtin angazhim në nivel qeveritar. Koha për të vepruar është tani”, ka përfunduar deputeti i Bundestagut gjerman për Gazetën Express.

Ndërsa nga KiE kanë bërë të ditur se ende s’ka ndonjë zhvillim sa i përket agjendës së takimit të 20 majit që do të mbahet në Torino dhe se ende s’ka një datë kur do të diskutohet cështkja e anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës./GazetaExpress/

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago