Arton Hoxhaj, vëllai i 23-vjeçarit që u vra në Klinë ka shkruar disa fjalë prekëse për të.
Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka kërkuar që t’i kthehet vëllai, e duke thënë se pas kësaj, nuk ka më asnjë shpresë që të jetojë.
“Më mirë të na kishe marrë sonte me veti të tanve, ti ishe shpresa jonë, krenaria gjithçka në jetë ishte ti. Me ty do jemi sic ishim. Pusho në paqe engjëlli jonë na ikë në lule të rinis, pa ty nuk do të kem asnjë shpresë me jetu. Kthehuuuu, mos na le, kthehuuu”, shkroi Hoxhaj.
23-vjeçari u vra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. F.H, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit.
Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur. Ndërsa sot është bërë varrimi i tij, ku morën pjesë me mijëra qytetarë.
Në lidhje me këtë rast tragjik kanë folur edhe të afërmit e të dyshuarve për këtë vrasje të cilët kanë pretenduar se 23-vjeçari është vrarë aksidentalisht nga vëllai i tij.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…