Viral

​Kurti: Asnjëri nga kabineti qeveritar s’do të përfitojë nga shtesa 100 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtesat mbështetëse prej 100 euro për qytetarët nuk janë politika fiskale apo zhvillimore, por ndihma sociale në kohë sfiduese.

Para fillimit të mbledhjes së qeverisë, kreu qeveritar tha se nëpërmjet masave po rishpërndahet rritja ekonomike prej 10.53 për qind e arritur falë politikës zhvillimore. Shtesat prej 100 eurove, Kurti tha se nuk do t’i përfitojë asnjëri nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Masat mbështetëse që i prezantuam dje, nuk janë politika fiskale apo politika zhvillimore, e as nuk synojnë t’i zëvendësojnë këto të dyja. Ato janë politika sociale, mbështetëse për qytetarët në një kohë sfiduese. Nëpërmjet tyre po rishpërndajmë rritjen ekonomike prej 10.53%, e cila është arritur, përpos tjerash, falë politikave zhvillimore të qeverisë sonë. Siç edhe konstaton Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike në vendin tonë është stimuluar nga tre faktorë kyç: menaxhimi i suksesshëm i pandemisë nëpërmjet një fushate efektive të vaksinimit; mbështetja e diasporës; dhe zbatimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, tha Kurti.

Ai tha se nuk janë të vetmit që po zbatojnë masa si këto, pasi të ngjashme kanë marrë Franca dhe Gjermania.

“Ne mund të jemi Qeveria e parë e Republikës së Kosovës, që po bën një rishpërndarje të tillë të parave te qytetarët kur ata kanë nevojë. Ndoshta edhe mund të jemi prej vendeve të rralla që po veprojnë kështu. Por, gjithsesi nuk jemi të vetmit, që po zbatojmë masa si këto. Në tetorin e vitit të kaluar, Franca kishte ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat dhe publik dhe për pensionistët si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit. Kurse muajin e kaluar Gjermania ka vendosur që ndër të tjera të ndajë 300 euro shtesë të njëhershme për të gjithë punëtorët, si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të energjisë”, theksoi ai.

Kurti bëri të ditur se të hyrat në tremujorin e parë 2022 janë më të larta 17 për qind sesa vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar të hyrat buxhetore u rritën për një të tretën. Këtë tremujor, të hyrat përveçse janë më të larta se sa vitin e kaluar, afër 17%, edhe një herë janë më të larta se sa parashikimet e institucioneve. Këto janë para të qytetarëve, të cilat ne po ua kthejmë qytetarëve kur ata kanë nevojë, sepse ata kanë nevojë. Është e rëndësishme të përsërisim thirrjen që të blejmë sa më shumë produkte vendore dhe të kërkojmë kuponët fiskalë për produktet dhe shërbimet e paguara. Në fund, asnjëri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar, nuk do të përfitojë nga shtesa prej 100 eurove, por e ftoj gjithsecilin prej nesh që të votojnë për ata që do të përfitojnë nga këto shtesa”, përfundoi Kurti./KP

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago