Categories: Viral

Kurti e ndryshon një vendim të tij nga Amerika, e propozon një person tjetër për anëtar të Bordit të OSHP’së

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për kandidatët për kryetar dhe katër anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, që ishte marrë më 9 mars, raporton Express.

Kurti, i cili po qëndron në vizitë zyrtare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka propozuar që në vend të Arbnor Tmavës të propozohet Agon Ramadani, për anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër (4) anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të z. Arbnor Tmava është propozuar z. Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, rreth 700 tenderë në vlerë mbi 200 milionë euro kanë mbetur të bllokuar, meqë Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurorimit (OSHP), nuk është funksionalizuar ende.

“Vlera e ankesave të pashqyrtuara, sipas vlerës së parashikuar në njoftimin për kontratë e kalon shumën prej 200,000,000 euro”, kishin deklaruar nga OSHP’ja, para një muaji.

Bordi i ri s’është funksionalizuar ende, meqë Kuvendi s’kishte arritur t’i emërojë kryetarin dhe katër anëtarët e bordit në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se komisioni vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për bord të OShP-së ka qenë shumë i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar./Gazeta Express

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago