Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas, ku ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në shtetin amerikan.
Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e madh nga mërgata e Amerikës për çështjen e Kosovës si dhe rolin vendimtar në zhvillimet historike për vendin tonë.
“Duke theksuar zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar bashkë për të mirën e përbashkët, ai tha se në qeverisjen tonë, mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Vëmendja e veçantë e Qeverisë për mërgatën është reflektuar edhe në Programin Qeverisës, tha kryeministri, ndërsa përmendi nismat e qeverisë për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, strategji të re për diasporën, projektligj të ri. Ai theksoi se nëpërmjet nismës së dialogut me mërgatën synohet zhvillimi i partneriteteve me mërgatën dhe thellimi i bashkëpunimit të tyre me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit, investimeve dhe inovacionit”, ka shkruar ai.
Tutje në komunikatë, thuhetse “kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka interesim për të krijuar partneritet të ngushtë me mërgatën, dhe se mirëpret të gjithë bashkatdhetarët tonë, ndërmarrësit nga mërgata, bashkë me partnerët ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë.”
Në këtë takim, kryeministri u shoqërua nga zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…