Të ftuar në emisionin n’Demos kanë qenë dy pjesëmarrsit e aksionit diversant i cili kishte ndodhur në spitalin e Pejës në vitin 1998, ish-pjesëtari i UÇK-së, Besnik Shala, si dhe bashkëluftëtari i tij Naim Lushi, shkruan Gazeta Demos
Besnik Shala ekskluzivisht për emisonin n’Demos ka shpalosur detaje të padëgjuara më parë. Para se të hynin në spitalin e Pejës bashkë me Mervete Maksutaj, ata kishin arritur të marrin informacione për bashkëluftëtarin e tyre, Naim Lushi i cili ishte i shtrirë në spitalin e Pejës,
“Ideja për ta larguar Naimin nga spitali ka qenë qysh në fillim, kur na erdhi informacioni që është identifikuar nga forcat serbe që është pjestarë i UÇK-së. Largimi ka qenë i domosdoshëm. Për numrin e personelit të policisë që në atë kohë e ruanin spitalin, dhe kryesisht dhomën e Naimit, e dërguam një bashkëluftëtare tonën, Aferdita Zekaj, e cila ka depërtuar në dhomën e Naimit. Pak a shumë, e kishim një pasqyrë të asaj se qysh duhet vepruar.” ka rrëfyer ai.
Ish-ushtari i UÇK-së, Naim Lushi ka treguar se pasi që forcat serbe e kishin kuptuar që ai ishte pjestarë i UÇK-së, ia kishin ndaluar edhe vizitat familjare. Ai gjithashtu rrëfeu se si kishte hyrë ish-ushtarja e UÇK-së, Aferdita Zekaj, që të marr informacione edhe pse dera e dhomës ku ai po trajtohej ruhej nga policët serbë.
“Një bashkëluftëtare e jona kishte arrit, që të futet në dhomën time. Unë në atë kohë, deri sa isha në spitalin e Pejës i kisha të mohuara edhe vizitat familjare. Askush nga familja nuk kishte drejtë që të më vinte të më shohë. Aferdita Zekaj, bashkëluftëtare e jona, ka arritur të hyjë në dhomën time e veshur me mantil të bardhë, për të marrë informacione. Ajo më ka sjell disa porosi nga bashkëluftëtarët e mij dhe ka marr disa porosi nga unë” ka potencuar Lushi n’Demos.
Ndër të tjera Naim Lushi, tha se ish-ushtarja e UÇK-së, Aferdita Zekaj ka dhënë një kontribut të madh, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…