Shtetet e Bashkuara nisi avionë luftarakë F-35 në Gjermani për të forcuar mbrojtjen e NATO-s, njoftoi Komanda e Rezervës së Forcave Ajrore. Avionët u dërguan në bazën ajrore Spangdahlem së bashku me personel mirëmbajtës dhe mbështetës nga krahu luftarak aktiv 388 dhe rezerva 419.
F-35A Lightning II janë avionët luftarakë më të avancuar që ka SHBA-ja, të aftë të kryejnë “një shumëllojshmëri misionesh për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur aleatët nëse parandalimi dështon”, thanë Forcat Ajrore.
Krahu i 388-të është njësia kryesore luftarake aktive në gjendje të përdorë avionët.
“Dislokimi i F-35A të SHBA në bazën ajrore Spangdahlem rrit pozicionin mbrojtës të Aleancës së NATO-s dhe shton aftësinë tonë për të vepruar së bashku,” u shpreh komandanti i Forcave Ajrore të SHBA në Europë.
“Ne po përballemi me një mjedis dinamik dhe kjo vendosje rrit ndjeshëm mbështetjen tonë për mbrojtjen e NATO-s,” shtoi ai.
Masa vjen në kohën kur llogaritet se Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 trupa në kufirin me Ukrainën
.
Një zyrtar i lartë i administratës së Biden pohoi se Moska ka shtuar edhe 7.000 trupa të tjera atje, ndërsa pretendimet e saj për tërheqje ai i cilësoi si “të rreme”.
“Të gjitha të dhënat që kemi tregojnë se ata publikisht ofrohen për të biseduar e nxjerrin pretendimeve shtensionimi, ndërkohë privatisht, po mobilizohen për luftë”, u shpreh zyrtari amerikan.
SHBA ka nisur dhe tetë F-15E në Poloni dhe gjashtë KC-135 Stratotanker që shkuan në bazën ajrore të Ramstein në Gjermani.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…