Teksa Rusia e ka përsëritur disa herë kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë, Lideri çeçen Ramazan Kadyrov që Moska ta theksojë këtë kërcënim nëse krah Ukrainës përfshihen në luftë dhe shtetas të huaj.
Kadyrov, kreu i rajonit autonom rus të Çeçenisë trupat elitare të të cilit kanë luftuar në përplasjet brutale në Kiev e Mariupol, raportohet se është lejuar të udhëheqë rajonin si “perandorinë e tij personale” në këmbim të besnikërisë ndaj presidentit rus, shkruan britanikja Metro.co.uk
Në një video të re nga pallati i tij në Çeçeni, Kadyrov thotë për kameranin: “Çfarë do të bëja unë? Unë do të spastroja menjëherë Luhansk e Donetsk, dhe prej aty do të vazhdoja më tej”.
“Po të isha unë do të deklaroja, nëse mercenarë të huaj vijnë në Ukrainë do të godasim me armë taktike bërthamore. Kështu që ata të mos tallen me ne. NATO, Perëndimi janë në luftë me ne, kjo nuk është një shaka”, deklaroi ai.
Kadirov insistonte se Rusia do të marrë kryeqytetin Kiev edhe pse tashmë ofensiva është fokusuar në rajonin lindor të Donbas. Ai shtoi se “detyrat janë të qarta, do të ketë ofensivë jo vetëm në Mariupol por dhe në qytete të tjera për të çliruar Luhansk e Donetsk më së pari.”
“Ky është objektivi i caktuar nga komandanti Vladimir Putin. Nuk do të ketë sprapsje. Ka pasur komente konfuzioni, siç ndodh nganjehere në strategjinë e luftës”, tha në fund lideri çeçen.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…