Categories: Viral

Mijëra shqiptarëve në Luginë iu mohua vota, eurodeputetja Cramon: Zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer

Serbia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 3 prill.

Sipas rezultateve të deritanishme, e gati 87 për qind të votave të numëruara, presidenti aktual Aleksandar Vuçiq ka fituar 59.5 për qind të tyre.

E koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë.

Për procesin e zgjedhjeve në Serbi, ka reaguar eurodeputetja Viola von Cramon.

Përmes një shkrimi në Twitter, Cramon ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer.

“Zgjedhjet Serbe demonstruan zhvillime pozitive pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të etur për të marrë pjesë. Serbia do të ketë sërish një Parlament pluralist dhe të larmishëm. Megjithatë, zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta”, shkori ajo.

Ndërkaq, pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, Cramon kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka thënë Von Cramon, me 3 prill.

Për mohimin e të drejtës për të votuar, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Osmani të dielën tha se 6 mijë shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta për të votuar, dhe kjo sipas presidentes, është fushatë e qëllimshme e Serbisë ndaj shqiptarëve atje.

Ajo bëri thirrje komunitetit ndërkombtarë që ta denojë këtë rast.

“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter.

Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago