Ditë më parë u njoftua se bashkëshortja e heroit të Kosovës, Ilaz Kodrës, Kimete Kodra, është larguar nga puna që ajo e kishte në Postën e Kosovës.
Rreth këtij rasti, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar me një video adresim, ku ka thënë se, sipas tij, kjo qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar që do ta luftojë nepotizmin, por që në fakt, sipas Molliqajt, po lufton familjarët e heronjve të Kosovës.
“Ka disa ditë që një çështje me ka shqetësuar. Bëhet fjalë për largimin nga puna të zonjës Kimete Kodra, bashkëshortes së heroit Ilaz Kodra.
Kjo qeveria erdhi me premtimin që do të luftojë nepotizmin, por po zgjedh të luftojë familjarët e heronjve të Kosovës.
Kjo është e papranueshme kur ia shton faktin që ministrat e kësaj qeverie i kanë punësuar motrat e tyre”, ka thënë ai.
Në rastin që përmend Molliqaj, ai i referohet ministrave, Librun Aliu, Xhelal Sveçla dhe zv. kryeministri Besnik Bislimi.
Tutje, ai ka shtuar se në njërën anë punësohen familjarët e ministrave, ndërsa në anën tjetër largohen nga puna familjarët e heronjve të Kosovës.
“Pra në njërën anë ka largim nga puna të një bashkëshorte të një heroi të Kosovës dhe në anën tjetër ka punësim të familjarëve të tyre. Kjo qeveri e ka në fokus përndjekjen e atyre që kontribuan”, shtoi ai.
Ai vazhdoi duke thënë se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për luftimin e nepotizmit por për përndjekje të atyre që kontribuan për luftën dhe çlirimin e Kosovës.
“Nuk ka dëshmi më të madhe që flet për një njeri i cili nuk e respekton luftën UÇK-së. Nuk mund ta respektosh heroin e Kosovës e ta largosh nga puna bashkëshorten e tij, e në anën tjetër të tolerosh punësimet e familjarëve të ministrave të tij.
Pra është e qartë që nuk bëhet fjalë për luftim të nepotizmit por bëhet fjalë për përndjekje të atyre që kontribuan për luftën dhe çlirimin e Kosovës”, përfundoi Molliqaj.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…