Categories: Viral

Murati kritikon Qeverinë Hoti që lejoi tërheqjen e Trustit: Na kanë lënë një gropë prej 110 milionë eurosh

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar qeverinë e kaluar, atë të udhëhequr nga Avdullah Hoti, se ia ka lënë trashëgim qeverisë aktuale një “gropë” prej 110 milionë eurosh, të cilat duhet t’i paguajnë për rimbursim, për qytetarët të cilët kanë bërë tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të Trustit në vitin 2020.

Në një konferencë për media, të mbajtur të shtunën, Murati ka thënë se në vend që të bëjnë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët, tash ato mjete duhet t’i marrin nga buxheti i shtetit dhe t’i shfrytëzojnë për rimbursim.

Sipas tij, kjo ka qenë “politikë e papërgjegjshme” e bërë nga Qeveria Hoti.

“Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për ta paguar rimbursimin.

Në vend që me politika fiskale, me paratë që i mbledhim për buxhet, të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët, apo t’i rrisim pensionet, apo mbështetjen për familjet me asistencë sociale.

110 milionë euro duhet t’i marrim prej buxhetit për t’i rimbursuar ata që i kanë tërhequr mjetet në vitin 2020. Dmth këso politike e papërgjegjshme ka ndodhur”, ka thënë Murati.

Sipas tij, një tërheqje e serishme e mjeteve nga Trusti do të krijonte “presione të reja inflacionare”.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, më 9 mars ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti janë shprehur edhe përfaqësues të dy partive të tjera opozitare në Kuvend, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa, nisma është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago