Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri, ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Vehbi Kajtazi për pafajësinë e Jakup Krasniqit në Hagë, shkruan GazetaDemos.
Kajtazi gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se Jakup Krasniqi është i pafajshëm dhe po mbahet padrejtësisht në Hagë.
“Ne ndërdije, krejt mundem me i pa të fajshëm pos Jakup Krasniqit. Për çka është ne Hagë? Kujt i ka bërë keq? Kënd e ka dëmtu? Nëse akuzohet për shkrime e libra koti, atëherë gjysma e shkruesve në Kosovë do të përfundonin në Hage. Bizare mbajtja e tij në burg”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndërkaq, i ftuar në një emision televiziv në RTV Dukagjini, Kajtazi ka thënë se do të shkonte në Hagë në vend të Jakup Krasniqit, derisa u shpreh i zhgënjyer që ish-krerët e UÇK-së të ngarkohen me akuza të tilla.
“Për krimet e Jakup Krasniqit unë i marr për sipër krejt, për secilin krim e marr përsipër dhe kisha shkua në Hagë në vend të tij, dhe është absurditet me i rëndu akuzat e tilla duke i pas parasysh pozicionin që e ka pasur në luftë sepse ka qenë zëdhënës i UÇK-së. Aktakuzë është jo serioze dhe unë pres dhe vazhdoj me prit që ka me pasur drejtësi për secilin person”, potencoi ai.
Në anën tjetër, Naser Shatri, përmes një postimi në Facebook thotë se Kajtazi është porositur që ta përqajë elitën e UÇK-së, pasi që sipas tij nuk ka thënë se ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të pafajshëm, raporton GazetaDemos.
“Të mirë apo te keqinjë neve ketyre qe i kemi ne Hagë Hashimit,Jakupit,Kadris,Nasimit dhe tjerve ju kemi besu gjat Luftes.Si mund te besh dallime se dikush prej tyre qenka i pafajshem e tjert “fajtor”Mos u perpiqni ju (disa)Analista ta perqani Popullin Shqipetar te Kosoves,Duke marr persiper fajet e Dikujna e te tjeret ti akuzoni”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së.
Tutje ai iu ka bërë thirrje analistëve që të mos e përqajnë popullin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…