Categories: Viral

New York Times: Serbët janë si kasetë e prishur dhe s’duan ta kujtojnë atë që bënë në Kosovë

Të nervozuar dhe ende “me plagë të pashëruara” nga bombardimet e NATO-s në Serbi para më shumë se 20 viteve. Të tillë i gjeti ambasadori ukrainas në një televizion serb, pasi Rusia bombardoi shtetin e tij. Në vend se të marrë gjithë kohën e merituar që të flasë për atë që po ndodhte në Ukrainë, ambasadori Oleksandr Aleksandrovych iu desh të ulej dhe të shikonte video të gjata të presidentit rus Vladimir Putin, ku e cilëson Ukrainën si fole të nazistëve. Kështu nis artikulli i fundit i New York Times, që flet për përkrahjen e serbëve ndaj Putinit.
Videot u publikuan nga mediumi pro-qeveritar Happy TV dhe zgjatën për më shumë se tre orë, derisa në pjesën më të madhe u paraqit Putini. I nervozuar më atë që ndodhi, ambasadori iu ankua producentit për këtë propagandë pro-Kremlinit, por atij iu tha që mos ta merrte personale dhe se Putin “është i mirë për klikime”.

Politikani rus, i cili nga liderët perëndimorë dhe presidenti Joe Biden po konsiderohet si kriminel lufte, ende ka “adhurues” në Evropë, më konkretisht në Serbi.

Një pjesë e joshjes nga Putini qëndron në imazhin e tij si një njeri i fortë, një model tërheqës për presidentin Aleksandar Vuçiq, liderin gjithnjë e më autoritar të Serbisë dhe kryeministrin Viktor Orban, liderin luftarak joliberal të Hungarisë. Duke u përballur me zgjedhjet të dielën, udhëheqësit serbë dhe hungarezë e shohin gjithashtu Rusinë si një burim të besueshëm energjie për t’i mbajtur votuesit e tyre të lumtur. Sondazhet sugjerojnë se të dy do të fitojnë, raporton New York Times.

Pjesa tjetër është histori ose të paktën version i mitologjisë së kaluar, që në rastin e Serbisë, Rusinë e paraqet si një komb tjetër të krishterë, sllav dhe ortodoks, si një mik dhe mbrojtës i palëkundur ndër shekuj.

Por, sipas mediumit amerikan, ndoshta më i rëndësishmi është roli i Putinit si një udhëheqës për kombet që pavarësisht nga krimet e tyre në të kaluarën e shohin veten si të vuajtur, jo si agresorë, politika dhe psikika e të cilëve sillet rreth kulteve të viktimizimit të ushqyer nga pakënaqësia dhe ankesa kundër Perëndimit.

Arijan Djan, një psikiatre që punon në Beograd, ka thënë se është e shokuar nga mungesa e ndjeshmërisë te serbët, duke parë atë që po u ndodhë ukrainasve.

“Individët që kanë përjetuar trauma me të cilat kurrë nuk janë përballur, nuk kanë ndjeshmëri. Ata thjesht përsërisin vazhdimisht historitë e tyre të vuajtjes. Si një kasetë e prishur që fshin gjithë përgjegjësinë për atë që u kanë bërë të tjerëve”, ka thënë ajo.

Viktimizimi është i vendosur thellë të serbët, duke parë krimet që kanë kryer gjatë viteve 90-ta në Ballkan.

“Bota Ruse e Putinit është një kopje e asaj që nacionalistët tanë e quajnë Serbi e madhe”, ka thënë Bosko Jaksic për New York Times, një kolumnist pro-perëndimit.

Që të dyja këto, sipas tij, ushqehen në historitë e kaluara të padrejtësisë që u kanë bërë të tjerëve, derisa tentojnë të fshijnë kujtimin e mëkateve të tyre.

Narrativa viktimizuese është aq e fuqishme në Serbi, saqë Informer, një portal që reflekton mendimet e Vuçiqit, muajin e kaluar raportoi se “Ukraina ka sulmuar Rusinë”.

Serbia asnjëherë s’e ka dënuar Rusinë për krimet e saj, anise ndryshoi tonet kur votoi në Kombet e Bashkuara një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës.

“Për shkak të asaj që ndodhi 23 vite më parë, çfarëdo që ndodhë në botë shihet si faji i SHBA-së”, thotë ambasadori Aleksandrovych.

Para më shumë se dy dekadave, pak pasi kryen gjenocidin në Srebrenicë ku vranë 8000 boshnjakë, Serbia u kthye nga Kosova. Pas tendencave për të bërë spastrim etnik mes shqiptarëve, NATO u detyrua të veprojë për ta bombarduar kështu Serbinë e Slobodan Millosheviqit.

Pyetur se çfarë mendon për luftën, një 25 vjeçare serbe që punon në bankë ka treguar më së miri atë që e mendojnë serbët.

“Ju nuk jeni interesuar për dhimbjen tonë. Askush nuk ka qarë për atë që na ndodhi neve”, ka thënë ajo.

Damnjan Knezevic, lider i një organizate që zhvilloi tubimin në përkrahje të Putinit ditë më parë, ai tha se solidarizohet me Rusinë, pasi që po paraqitet si agresor nga Perëndimi, njëjtë si Serbia.

“Serbia ka qenë viktima më e madhe. Rusia është detyruar ta mbrojë etnitetin në Ukrainë ashtu si Serbia në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë”, ka thënë ai.

Konflikti Rusi-Ukrainë ka nisur para më shumë se një muaji dhe që prej atëherë janë ngritur shqetësime të shumta lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, përcjell Demokracia.com.

Zyrtarët rusë, duke përfshirë këtu edhe presidentin Vladimir Putin që po kërkon ta pushtojë Ukrainën, kanë përmendur disa herë Kosovën dhe raportet me Serbinë.

Kosova i është bashkuar shteteve të tjera që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, por Serbia në anën tjetër, nuk është tërhequr aspak nga të qëndruarit besnike ndaj Putinit, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet me perëndimin, pavarësisht thirrjeve të këtyre të fundit për t’iu bashkuar sanksioneve të shteteve evropiane e perëndimore.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

3 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

3 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

3 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

3 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

3 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

3 months ago