Gjenerali amerikan, Mark Milley shkoi javën e kaluar në një fushë ajrore të pazbuluar pranë
kufirit me Ukrainën për të parë nga afër përpjekjet e disa shteteve për të futur armë në vend, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.
Teksa ndodhej në aeroportin sekret, Milley mësohet se u takua me trupat dhe personelin.
Vendndodhja e aeroportit që përdoret për transportimin e armëve në Ukrainë, mbetet sekret për të mbrojtur këto dërgesa, përfshira raketa.
Ushtria ruse ende nuk i ka shënjestruar këto dërgesa pasi hyjnë në Ukrainë, tha zyrtari,megjithatë ka shqetësimeve se Moska mund t’i sulmojnë teksa sulmi i saj përparon.
Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATOs deri më tani i kanë dërguar Ukrainës17.000 raketa antitank dhe 2.000 raketa antiajrore Stinger, tha një zyrtar i lartë amerikanpër CNN.
Që para fillimit të pushtimit rus në fund të muajit të kaluar, qiejt mbi Evropë janë mbushur me avionë ushtarakë të SHBAsë dhe vendeve të tjera, veçanërisht me C17, që është “shtylla kurrizore” e flotës ajrore amerikane.
Nga fillimi i pushtimit rus, 14 vende kanë dërguar ndihma sigurie në Ukrainë, tha zyrtari.
Pasi kanë marrë armët, ukrainasit i kanë përdorur për të ngadalësuar dhe frenuar sulmet ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…